Mbetjet urbane po hiqen nga rrugët e Durrësit dhe po depozitohen këtu në Manëz nën shoqërimin e policisë.

Kjo ka shkaktuar reagimin e banorëve të zonës të cilët protestojnë kundër kësaj vendimmarrje të njëanshme që ndot mjedisin duke u kthyer në një bombë ekologjike për ta dhe tokat e mbjella.

”Populli i Manzës është i shqetësuar për hedhjen e plehrave në njësinë tonë. Mbrëmë u përplasëm me forcat e rendit.”

”Ka ndotje ambjenti. Nuk mund të rrish këtu. Na habit fakti që çdo makinë shoqërohet me mjete policie. Këta s’kanë mjete me kap kriminelët.”

”Është turp. Çfarë shteti kemi ne që s’mendon për popullin. Janë njerëz, familje, fëmijë.”

”Janë helm. Kanë pru helmin aty.”

”Kjo është reforma territoriale me i pru plehrat nga Durrësi në Manzë. Kishim një territor shumë të pastër. Administratori është zgjedh nga nalt, nuk është zgjedh nga populli. S’ka forcë me e ndalu.”

12 vjet më parë kur familja Tafa bleu këtë shtëpi e gjithë zona ishte e gjelbëruar. Sot ata bashkëjetojnë me këtë ndotje mjedisore që u ka trokitur në derë.

”Këtu nuk ka pasur mbeturina më përpara. Tani i hedhin të gjithë këtu. Edhe Shijaku i hedh tinëz. Po kur të mbushet ku do shkojnë?!”

”Ju lutem na ndihmoni! Këtu nuk jetohet. Ja shtëpia, ja plehrat. As era nuk durohet, as fëmijët nuk rriten. Mirë për ne se s’po pyet njeri, po për fëmijët është gjynah.”

”Nuk kam çfarë të them. Kam ardh me dëgju banorët dhe të gjitha shqetësimet do ia përcjell kryetares së bashkisë.” /Vali Qyrfyci/

Top Channel