Foto/ Ishin të maskuar si personel mjekësor! 4 burra grabisin 10 mijë euro në një supermarket

06/06/2020 08:29

Një grup burrash në Afrikën e Jugut, pretenduan se ishin ekspertë shëndetësorë për të inspektuar situatën e COVID-19 në terren, por në fakt ato ishin thjesht një grup grabitësish. Katër burra të veshur si mjekë kanë vjedhur rreth 10 mijë euro në një supermarket ushqimesh në provincën KwaZulu-Natal.

Grabitësit ishin veshur me përparëse të bardha dhe kishin të mbuluar fytyrën me maska mbrojtëse, duke mos lënë dyshime se ato mund të ushtronin aktivitet kriminal. Pasi hynë në supermarket, ato i drejtuan armën arkëtares dhe i kërkuan paratë. Pasi morën atë që kërkuan, ato janë larguar nga vendngjarja. I gjithë momenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë në supermarket, ndërsa policia raportohet se ka nisur një hetim mbi rastin.

“Katër burra që ishin veshur me rroba të bardha, hynë në një supermarket dhe u drejtuan drejtë arkëtares dhe i kërkuan paratë. Ajo iu përgjigj të gjitha kërkesave të tyre dhe fatmirësisht e gjitha mbaroi pa lëndime. Grabitësit kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, por ne jemi vendosur në ndjekje të tyre”, u shpreh zëdhënësi i policisë Mthokozisi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel