Një tjetër reagim vjen nga ana e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas publikimit të skandalit në emisionin “Top Story”, mbi trafikun e arabeve ne Shqipëri.

Te martën ne mbrëmje, “Top Story” denoncoi me fakte se si këta zyrtare te policisë dhe familjarë te tyre ishin bërë pjesë e rrjetit te paligjshëm te trafikut me arabët.

Ministri shprehet se policia ka rritur masat e kontrollit për të reduktuar çdo risk që lidhet me emigracionin.

“Kontrolli i emigracionit të paligjshëm mbetet një prekopim i lartë për Ministrinë e Brendshëm, në mënyrë që të frenohen të gjitha rreziqet që rriten me flukset e pakontrolluara të emigracionit. Duke filluar nga jugu e duke vazhduar në veri, policia do të rrisë masat e kontrollit për të reduktuar çdo risk që lidhet me këtë emigracion”, shprehet Ministri Lleshaj.

Kujtojmë se pas publikimit në emisionin “Top Story” u mor masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare të përfshirë në këtë skandal.

Te pezulluarit janë: Enekeleda Toska,drejtoreshe e kufirit dhe emigracionit, Tirane. Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit Adelina Lita, Specialiste.

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën për efektivët e Drejtorisë së Kufirit Tiranë:

Mësohet se gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dhe heqjen e lëvizjes jashtë vendit për Suela Kaçabanin, e cila motra e Drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksajt.

Ndërkohë janë pezulluar nga detyra Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë. Altin Hasani, Shefi i sektorit, Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit Adelina Lita, Specialiste.

Top Channel