E premte, 03 Prill 2020
13:18
Titullohet “Corona”- Del filmi i parë për pandeminë Covid-19

“Corona”, filmi i parë artistik mbi pandeminë që ka tmerruar botën është gati.

13:08
Planeti në paqe! Më pak zhurma dhe ndotje si pasojë e izolimit

Rrugët e qyteteve që dikur gëlonin nga njerëzit, sot janë të boshatisura. Trafiku nëpër autostrada, është në minimum.

13:04
Lajçak emërohet zyrtarisht i dërguar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

Këshilli i Bashkimit Evropian, emëroi të premten ish ministrin e punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

13:03
Transmetimi i koronavirusit – Ekspertët e Shtëpisë së Bardhë: Me frymëmarrje dhe duke folur

Një panel prestigjoz shkencëtarësh i tha Shtëpisë së Bardhë se hulumtimet tregojnë që koronavirusi mund të përhapet jo vetëm nga tështima ose kollitjet, por edhe vetëm thjesht duke folur, apo dhe më keq, ndoshta edhe vetëm me frymëmarrje.

12:59
Merkel del nga karantina

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë fund karantinës së saj dhe u kthye në zyre të premten, tha një zëdhënës i saj.

12:49
Kohë pandemie! Stafi i Spitalit të Traumës dhuron gjak për pacientët që kanë nevojë

Stafi i Spitalit Universitar të Traumës, në këtë kohë të vështirë për vendin, shkaktuar nga pandemia Covid-19, është bërë pjesë e nje iniciative humanitare, “Nga Unë te Ti, një dhuratë për jetën”.

12:47
Raporti sekret për Kinën, Shtëpia e Bardhë: Pekini nuk tregoi përmasat e vërteta të Covid-19

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturëve me koronavirusin dhe të vdekjeve prej tij.

12:41
27 raste vetëm sot/ Rama nxjerr videon: Kemi hyrë në zonën e zjarrit, armiku po synon të marrë më shumë jetë

Pasi sot u konfirmuan 27 raste të reja me covid19 në vend, kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në zonën e zjarrit dhe armiku po synon të marrë më shumë jetë.

12:34
Aplikoni! Pagesa e papunësisë prej Covid-19, 5 kategoritë që përfitojnë dhe dokumentet që duhet të paraqisni

Teksa ministrja e Ekonomisë së Financave, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të aplikojnë për pagesën e papunësisë në kohën e Covid-19, Anila Denaj thotë se ndihma ekonomike që do të përfitojnë qytetarët është sa dyfishi i pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

12:31
Familja me 11 anëtarë në izolim/ Fëmijët nuk bëjnë dot shkollë në distancë, s’kanë as ushqim

Ndodheshim në shtëpinë e Tefik Brukës, i cili banon në fshatin Laknas, pjesë e bashkisë së Kamzës.

12:24
Romët ndihmojnë romët/ Shpërndajnë ndihma në disa fshatra të Fierit

“Romët për romët”. Nën këtë moto aktivistë të komunitetit rom në Fier shpërndanë pako ushqimore për familjet në nevojë.

12:19
Produktet hidhen nëpër kanale/ Fermerët në urën vajgurore: Po falimentojmë!

Tonelata me prodhime bujqësore po hidhen buzë kanaleve ose rezervuarve dhe lumenjve këto ditë në fshatrat e urës vajgurore.

12:10
Rasti i parë me Koronavirus në burg/ Preket punonjësi i burgut të Rrogozhinës

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha konfirmon se kemi rastin e parë me covid-19 në burgjet në vend.

12:09
Media në krizë nga Covid-19/ Ja zgjidhja që ka parashikuar “Mediaset”

Koronavirusi ka gjunjëzuar ekonomitë mediatike në mbarë botën. Mediat janë në krizë në çdo vend, ku disa nga masat e marra janë, mbyllja e disa programeve, shkurtimi i stafit dhe përgjysmimi i pagave.

12:05
Gazetarët e “luftës” kërkojnë ndihmë: Po përballemi me shkurtime pagash dhe shkurtime stafi

Frikës nga Koronavirusi i është shtuar edhe frika Financiare. Mbi 6000 punonjës të medias, po përballën me njoftime për shkurtime stafi dhe pagash.

12:03
Covid-19/ Pse në New Orleans vdesin dy herë më shumë njerëz sesa në New York?

Duket se në New Orleans, koronavirusi po ecën me ritme shumë më vdekjeprurëse sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara dhe mjekët thonë se shkaku është mbipesha dhe sëmundjet e lidhura me të.

12:01
Shkelën masat/ 116 shtetas të gjobitur në 24 orë

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

11:53
Mbi një milionë të infektuar në botë, si u arrit në këtë pikë?

Më shumë se një milionë njerëz nëpër botë janë diagnostikuar me Covid 19. Bilanci i vdekjeve në mbarë globin kapërceu 51,000.

11:49
A rrezikojmë të infektohemi në supermarket ose floktore?

Nuk mund të infektohemi teksa bëjmë pazare apo shkojmë në floktore, pretendon një virolog gjerman.

11:43
Çfarë po ndodh? Prej pandemisë Covid-19, Toka po dridhet më pak

Masat globale të bllokimit për të ndalur përhapjen e koronavirusit, në dukje të parë e kanë bërë botën shumë më të qetë, shkruan CNN, diçka kjo e vënë re edhe nga vetë shkencëtarët.

11:41
CoVid-19/ Shkon në 304 numri i të prekurve në vend

Shkon në 304 numri i të prekurve në vend nga koronavirusi.

11:36
Kështu rinis La Liga/ Tampone, izolim, grupe prej 8!

Emergjenca e koronavirusit nuk ka ende një kohë të përafërt se kur do të mbarojë për jetën normale të njerëzve, e aq më pak për futbollin.

11:31
Pagesa e papunësisë/ Bozdo: Qeveria po ua bën jetën ferr qytetarëve, ka nxjerrë pengesa burokratike

Përmes një deklarate nga selia e Partisë Demokratike, Eno Bozdo u shpreh se qeveria pamundëson marrjen e pagesës së papunësisë për mijëra punonjës dhe se burokracia e marrja e të dhënave personale janë shkaku kryesor i bllokimit të aplikimit.

11:22
UEFA kërkon futboll! Prioritet, përfundimi i sezonit

UEFA dhe Shoqata e Klubeve profesioniste reaguan ashpër ndaj hipotezave për mbylljen para kohe të kampionateve, duke kritikuar Belgjikën si vendin e parë që veproi kështu, duke dhënë titullin në tavolinë te Klab Bryzh.

11:18
Izolim total edhe këtë fundjavë: Rama: Nga nesër në orën 13:00 deri të hënën në 05:00

Edhe këtë fundjavë të gjithë nuk do të dalin nga shtëpia.

11:14
Foto/ Nuk pyesin për masat, qytetarët grumbullohen para Postës në Durrës

Në një situatë të tillë, ku e gjithë bota është izoluar në një luftë kundër “armikut” Covid-19, qeveria ka urdhëruar ndalimin e grumbullimeve publike me qëllim minimizimin e mundësisë së përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që mesa duket për qytetarët e Durrësit kjo gjë, nuk përbën aspak problem!

11:03
“Covid-19, po përjetojmë një sfidë të paparë”/ Presidenti i PE-së i shkruan Ruçit dhe kryeparlamentarëve të rajonit

Në përgjigje të letrës së para pak ditëve, në të cilën kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkonin lehtësimin e rregullave për eksportet e pakisjeve mjekësore dhe shtimin e ndihmës për luftën ndaj pandemisë COVID-19, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, u shkruan kryeparlamentarëve të rajonit se BE po i merr në konsideratë këto kërkesa.

11:00
UNICEF-i ndihmon Kosovën me mijëra pajisje mbrojtëse mjekësore

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) e ka ndihmuar Kosovën me pajisje profesionale mbrojtëse mjekësore.

11:00
Bota në pandemi! Vijnë në jetë binjakët Covid dhe Corona

Nisur nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet globi, si për të qenë në koherencë me zhvillimet më të fundit, dy binjakë në qytetin Raipur të Indisë morën emrat Covid dhe Corona.

10:57
Infermierja e shëndetshme vetëm 36 vjeç, humb jetën nga CoVid-19

Një infermiere 36-vjeçare ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.

10:52
Itali, autoritetet: Izolimi mund të zgjatet deri më 16 maj

Sot kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Angelo Borrelli përsëriti nevojën për të mos braktisur masat e kontrollit dhe izolimit si dhe parashikoi se këto masa mund të zgjaten deri më 16 maj.

10:47
Ardhja e respiratorëve të rinj, 3 pacientë shtrohen në spitalin Covid/ Manastirliu: Financim edhe për 50 respiratorë

Pas mbërritjes së pesë respiratorëve të rinj në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se janë transferuar mëngjesin e sotëm tre pacientë.

10:33
Në Gjirokastër të çojnë direkt për tamponim, mjekët kanë frikë të vizitojnë pacientët

Përgjegjësi i sektorit epidemiologjik Arenc Brahimi në Gjirokastër thotë se të gjitha rastet që paraqiten në spital orientohen për të marrë tampon pasi mjekët kanë frikë të ekzaminojnë pacientët.

10:25
1,000 të vdekur brenda një dite/ Amerikanët këshillohen të vendosin maskat mbrojtëse

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të enjten, dukej e vendosur t’iu bashkohej zyrtarëve lokalë, në këshillimin e amerikanëve të vishnin maska kur dilnin jashtë si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

10:17
Von Der Leyen: BE-ja po shqyrton çështjen e hapjes ose jo të kufijve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të premten, se janë duke u zhvilluar bisedime midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në lidhje me mundësinë e zgjatjes ose jo të mbylljes së kufijve, përtej festës së Pashkëve.

10:17
Gjirokastër/ Çifti i të moshuarve që jeton në rrënoja

Kjo godinë që shihni është një gjysmë-rrënojë prej të paktën 20 vitesh në periferi të qytetit të Girokastrës. Para të paktën 4 muajsh ky çift të moshuarish endacakë u vendosën këtu për të patur një strehë.

10:14
Covid-19/ Infektohen dy ligjvënëse bullgare, vendi shkon në 12 viktima

Dy ligjvënëse bullgare janë infektuar me koronavirusin e ri.

10:04
Mbyllja e kufijve nga Covid-19/ Tentuan të arrinin në Kakavijë, policia greke gjobit 19 shqiptarë

Policia greke gjobiti një grup prej 19 shtetasish shqiptarë që tentuan të arrijnë në Kakavijë.

10:04
Gjirokastër/ 90 persona janë nën karantinë

90 persona janë nën karantinë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nën mbikqyrjen e ekipeve mjekësore dhe të policisë.

09:56
Ambasada e SHBA mesazh për viktimat e krimit: Mbështetje edhe në këtë kohë të vështirë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi, teksa ndalet te viktimat e krimit.

09:51
Covid-19, luftë për mbijetesë- Berat, familja në skamje/ Nuk del dot të mbledhë hekurishte

Familja Bega prej 12 anëtarësh në fshatin Samaticë, bashkia Ura Vajgurore jetonë në kushte të varfërisë ekstreme .

09:46
CoVid-19/ Ardi Veliu mesazh efektivëve të policisë: Po i jepni një shërbim tejet të vyer kombit e atdheut

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka dalë me një mesazh falenderimi për efektivët e policisë për punën e bërë gjatë kësaj kohe ku pandemia kërcënon dhe vendin tonë.

09:38
Rama publikon fotot: 5 respiratorë të rinj mbërritën tek “Shefqet Ndroqi”

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kanë mbërritur 5 respiratorë të rinj tek “Shefqet Ndroqi” si pjesë e financimit të qeverisë prej 54 respiratorësh.

09:38
Covid-19/ 43 pacientë të shtruar në Kosovë, 6 prej tyre në terapi intensive

Aktualisht, në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjenden 43 pacientë me Covid-19.

09:30
Berat/ Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje

3 shtetas, të tre të dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje janë arrestuar në flagrancë nga policia.

09:24
Greqi/ Arrin në 56 numri i viktimave nga CoVid-19

Në Greqi ka shkuar në 56 numri i viktimave nga CoVid-19.

09:12
Silva Bino flet për testimet: Kush ka dyshime, të punojë me epidemiologët në çdo shtëpi

Profesoresha Silva Bino, shefe e departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik në përgjigje të kritikave të bëra për numër të vogël testimesh, ka sqaruar punën konkrete që bëhet në terren në këtë kohë shpërthimi të koronavirusit.

09:07
Covid-19/ 53 mijë të vdekur në mbarë botën, ja 10 vendet me numrin më të lartë të viktimave

Numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirusi rritet dita ditës. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19.

09:05
Kapet me kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi u kap me 45 doza lëndë narkotike të dyshuara të llojit kokainël

08:52
Covid-19/ Mbi 1 milion të infektuar në mbarë botën, ja kush janë 10 vendet me më shumë raste

Në mbarë botën numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në mbi 1 milion persona. SHBA ka numrin më të lartë të personave të prekur me 244 mijë e 678 raste e ndjekur nga Italia me 115 mijë e 242 raste.

08:48
Pezullimi i qirave/ Hyn në fuqi akti i paralajmëruar nga Rama

Ka hyrë në fuqi akti normativ për qiratë, ku siç kryeministri Rama ato nuk do të falen, por do të shlyhen pasi të mbarojë lufta me koronavirusin dhe kjo sipas tij është qëllimi i aktit normativ për të rregulluar marrëdhënien e individëve dhe bizneseve, apo individë-individë.

08:35
“BE i kërkon falje Italisë”/ Conte i përgjigjet Von der Leyen: Trego më shumë ambicie, guxim dhe unitet

Ndarjet në BE se çfarë masash të vendosen për të luftuar tronditjen ekonomike që ka shkaktuar emergjenca koronavirus janë ende të forta.

08:29
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

08:26
Mësimi nga shtëpia, Shahini mbi unifikimin e platformave të përdorura: Po shqyrtojmë mënyrën për ta zbatuar në nivel shkolle

Do të vazhdojmë të xhirojmë dhe transmetojmë leksione të arsimit parauniversitar në RTSH, si dhe mësuesit përmes platformave të ndryshme po rrinë në kontakt me nxënësit e tyre dhe po zhvillojnë për aq sa është e mundur mësimin në kushte shtëpie”, fillon mesazhin e saj në komunikimin e radhës Ministrja Besa Shahini ndërsa u jep përgjigje në vijim edhe disa prej pyetjeve të ardhura.

08:15
Letrat e Presidentit Erdogan në adresë së kryeministrave të Italisë dhe Spanjës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u dërgoi nga një letër kryeministrave Giuseppe Conte të Italisë dhe Pedro Sanchez Perez-Castejon të Spanjës, vende në të cilat mbërritën të mërkurën ndihmat e Turqisë në materiale sanitare.

07:49
Kinë/ 4 vdekje në Wuhan, 14 raste të reja të importuara

Koronavirusi filloi përhapjen në Kinë dhe tashmë është përhapur në të gjithë botën. Europa dhe SHBA po vuajnë shumë nga virusi vdekjeprurës në një kohë që duket sikur Kina e ka kaluar vështirësinë e madhe.

07:36
Covid-19/ Rekord i zi në SHBA, 1169 të vdekur 24 orët e fundit

Mbarë bota është paralizuar nga koronavirusi ndërsa numri i të infektuarve dhe vdekjeve sa vjen e shtohet çdo ditë. Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të prekuara aktualisht.

07:19
Turqi, 356 të vdekur nga koronavirusi

Shtatëdhjetë e nëntë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 356, njoftoi Ministria turke e Shëndetësisë.

07:07
Covid-19/ Media në krizë, ja zgjidhja që ka parashikuar Mediaset

Koronavirusi ka gjunjëzuar ekonomitë mediatike në mbarë botën. Mediat janë në krizë në çdo vend, ku disa nga masat e marra janë, mbyllja e disa programeve, shkurtimi i stafit dhe përgjysmimi i pagave.

06:49
Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse. Por studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se rreziqet shëndetësore që i kanosen njeriut nga konsumi i ushqimeve të prekura nga mizat, janë të mëdha. Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe disenteria.

06:33
Ndryshimet në organizëm pas vetëm 15 minutash ecje

Kura më e mirë dhe më e thjeshtë për të kapërcyer një situatë stresuese është ecja. Bëhet fjalë për një aktivitet të thjeshtë fizik por që ka cilësitë më të mira të një medikamenti farmaceutik kundër stresit. Por ky nuk është i vetmi përfitim që vjen nga ecja. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni përfitimet që merrni nga ecja prej 15 minutash çdo ditë.

06:17
Oraret e gjumit/ Si ndikojnë në tretjen e ushqimit dhe shëndetin e stomakut

Mjekët paralajmërojnë se ndryshimet e orareve të gjumit kanë një ndikim të fortë në metabolizëm. Sipas tyre, çdo vonesë e mundshme në zbatimin e një orari rigoroz të gjumit nxit një rezistencë më të lartë ndaj insulinës. Kjo do të thotë se njerëzit që nuk flenë në orar, kanë më shumë akumulim të glukozës në gjak. Një gjë e tillë shkakton shfaqjen e diabetit të tipit 2.

05:54
Twitter fshin 8,558 llogari të lidhura me Partinë Përparimtare në Serbi

Kompania Twitter njoftoi se ka fshirë 8,558 llogari të lidhura me Partinë Përparimtare të Serbisë (SNS) në pushtet. Këto llogari, sipas Twitter-it, promovonin partinë në pushtet dhe udhëheqësin e saj.

05:36
Franca me kontrolle kufitare deri në fund të muajit tetor

Autoritetet franceze kanë njoftuar Komisionin Evropian se ata do të vazhdojnë të kontrollojnë kufijtë e tyre deri më 30 tetor për shkak të një “kërcënimi terrorist” dhe pandemisë së koronavirusit, thanë burime pranë Komisionit Evropian.

05:18
Gjermania do të lejojë hyrjen e punëtorëve sezonalë

Gjermania do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma, njoftoi qeveria gjermane.

04:47
SHBA: Demokratët shtyjnë kuvendin për emërimin e kandidatit presidencial

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokrate po e shtyn Kuvendin e saj për emërimin e kandidatit për president për në javën e 17 gushtit.

04:20
Maqedoni e Veriut, arrin në 384 numri i të infektuarve

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut po përgatiten për zgjerimin e kapaciteteve për pranimin e personave të prekur nga koronavirusi, numri i të cilëve rritet nga 20 – 30 në ditë. Numri i përgjithshëm i të prekurve të enjten ka arritur në 384. Mjekët infektologë vlerësojnë se piku i COVID-19 në vend do të ndodhë në fund të muajit prill dhe në maj.

03:46
SHBA, 235 mijë të infektuar, mbi 5600 të vdekur me koronavirus

Shtetet e Bashkuara kanë aktualisht mbi 235 mijë raste, ose thuajse një të katërtën e rasteve me koronavirus në botë, që numërohen në mbi 956 mijë.

03:14
Nju Jorku edhe gjashtë ditë rezerva me respiratorë

Guvernatori i Nju Jorkut tha të enjten se shteti i tij ka paisje repiratore për të përballuar situatën për rreth një javë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në këtë shtet i është afruar shifrës 100 mijë.

02:32
Presidenti Trump testohet sërish për COVID-19, rezultati negativ

Gjatë seancës së sotme informuese të task forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, Presidenti Donald Trump njoftoi se sapo kishte bërë një nga testet që nxjerrin rezultatin për koronavirusin brenda pak minutash dhe se rezultati ishte negativ.

02:11
Letra e hapur e gazetarëve europianë: Paketë lehtësuese për mediat

Nga pandemia e koronavirusit është prekur edhe media. Biznesi nuk reklamon më duke bërë që media të futet në krizë.

01:51
Rama sqaron pezullimin e qirave/ 3 kategoritë që përfitojnë. Nuk falen, por shtyhen pas lufte. PD del kundër

Kryeministri Rama njoftoi në mbrëmje detajet e aktit normativ që njoftoi gjatë ditës për ndalimin menjëherë e qirave që solli shumë reagime gjatë së enjtes, si nga individëve që preken, por edhe të Partise Demokratike. Rama tha se qiratë nuk do të falen, por do të shlyhen pasi të mbarojë lufta me koronavirusin dhe kjo sipas tij është qëllimi i aktit normativ për të rregulluar marrëdhënien e individëve dhe bizneseve, apo individë-individë.

01:34
Shkodër, 12 raste në një ditë, të gjithë janë familjarë të dy rasteve të që u konfirmuan në Kiras dhe Dobraç

Një shifër e frikshme na vjen nga qyteti i Shkodrës ku nga 15 teste të bëra dje për Koronavirus kanë rezultuar pozitive 12 persona pozitiv.

01:07
Meta: Mediat nuk duhen braktisur, janë në vijën e parë të raportimit në këto momente tepër të vështira

Presidenti Ilir Meta iu bashkua apelit për të mbështetur median në këtë situatë të vështirë që po kalojnë për shkak të koronavirusit.

00:42
Përmirësohet gjendja e legjendës së futbollit turk

Më në fund, vijnë lajme të mira nga Turqia për gjendjen shendetësore të legjendës së kombëtares turke, Rustu Recber (i konsideruar më i miri në rolin e tij në vitin 2003), i cili u shtrua në spital disa ditë më parë i infektuar me Koronavirus

00:08
Bushati në Open: Albin Kurti u votua nga qytetarët, klasa e vjetër kërkon të kthehet aty ku ishin më parë

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u diskutua për krizën politike në Kosovë të shkaktuar në kohën e pandemisë së koronavirusit. Për këtë temë folën analistët Dastid Pallaska dhe Andi Bushati.

E enjte, 02 Prill 2020
23:38
“Izolimi në banesë nuk është vuajtje por shpëtim”- flet në Open mjekja e njohur

Doktoresha kirurge Lida Shosha bëri një status i cili u bë viral në rrjetet sociale. Në status ajo kurajonte qytetarët që janë të izoluar në banesa. “Nuk është vuajtje por është shpëtim”, ishte një ndër fjalitë prekëse të statusit të mjekes.

22:42
E frikshme në Shkodër/ Nga 15 teste, 12 dalin pozitiv me Koronavirus

Një shifër e frikshme na vjen nga qyteti i Shkodrës ku nga 15 teste të bëra sot për Koronavirus kanë rezultuar 12 persona pozitiv.

22:39
A do pranojë një koalicion me LDK-në? Ja si përgjigjet në Open Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për krizën ekonomike në Kosovë. Haradinaj tha se është i gatshëm të ndihmojë në krijimin e një qeverie të re.

22:38
Pamje madhështore nga Korça e zbardhur nga dëbora

KORÇË- Ulja e menjëhershme e temperaturave në pranverë kanë risjellë dimrin në Korçë duke bërë që vendi të zbardhet nga bora.

22:26
Vdes nëna britanike që do të ‘kalonte me gjumë’ simptomat e koronavirusit

Një nënë e dy fëmijëve që tha se do të kalonte me gjumë simptomat e koronavirusit, u gjet e vdekur nga dy djemtë e saj në mëngjes.

22:25
“Po heqim dorë nga dashuritë tona…” Intervista prekëse e infermieres shqiptare në Itali: Forcën e mora nga…

“Unë them që nuk ishte një zgjedhje e thjeshtë por jo edhe aq e vështirë. Për mua Italia është vendi më i bukur në botë edhe pse jam krenar që jam shqiptar dhe ne shqiptarët jemi kaq krenarë dhe me kurajo. E kam dashur Italinë kur më dha mundësinë të kisha një të ardhme të […]

22:12
Fiks fare/ Prodhimet bujqësore hidhen në kanale

Fiks fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes se disa nga prodhimet bujqësore në Shqipëri po hidhen në kanale. Situata nga pandemia Covid 19, ku qindra mijëra banorë qëndrojnë në shtëpi, ka sjellë që produktet bazë bujqësore të mos kenë treg.

22:09
“Nuk ka ç’të duhet ty”, nisin që në studio përplasjet e “Aventurierëve”!

Tetë personazhe që duhet të kalojnë tre muajt e verës në një shtëpi e të punojnë një një “beach bar”  në plazhin e Spilles, është kjo fabula e “Aventurierëve”, reality show më i ri në Shqipëri që do të nisë transmetimin nesër në orën 23:00 në Top Channel.

22:07
8 vjeçarja vdes nga ‘simptoma pneumonie’ disa orë pas testit të koronavirusit

Një vajzë tetë-vjeçare ka vdekur pasi vuajti nga ‘simptoma pneumonie’, disa orë pasi kreu testin për koronavirusin e ri.

22:04
A do preket ekonomia shqiptare nga kriza e koronavirusit? Ja si përgjigjet Guvernatori

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në Open në Top Channel për situatën ekonomike në vend. Sejko tha në Open se edhe ekonomia shqiptare do të goditet nga kjo krizë.

21:58
Shkuan për t’i ekzaminuar për koronavirus, banorët në Indi sulmojnë me gurë infermierët

Ky është momenti i tmerrshëm kur një turmë e zemëruar tentoi të qëllonte mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë me gurë ndërsa ata po kërkonin pacientë të infektuar me Covid-19 në Indi.

21:57
Tepër seksi në diell, Oriola Marashi “shkrin” edhe Instagramin!

Oriola Marashi është një nga modelet më seksi shqiptare.

21:49
Koronavirusi/ Ministrja e Shëndetësisë tregon sfidën e vërtetë që ka vendi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregon sfidën e vërtetë që vendi ka, ndërsa po përpiqet që të parandalojë përhapjen e COVID-19.

21:37
Teksa rrini në shtëpi prej bllokadës së epidemisë, ja sa kalori digjni me secilën nga punët shtëpiake

Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të bllokohen në shtëpi me asgjë për të bërë, dhe kjo i bën ata jo vetëm meankth por dhe të pashëndetshëm.

21:31
Manastirliu jep një lajm të mirë: Na kanë ardhur respiratorë të rinj, presim të na vijnë edhe…

Në Open ne Top Channel po flitet për  pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Në Open ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një lidhje me skype dha lajmin e mirë që kanë mbërritur në vendin tonë 5 respiratorë.

21:31
Katedralja e Shën Nikollit dhe Përmendorja e Skënderbeut ndriçohen me ngjyrat e flamurit italian

Katedralja mesjetare e Shën Nikollit dhe Përmendorja e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, sonte është ndriçuar nga të gjitha anët me ngjyrat e Flamurit shqiptar dhe atij italian, në shenjë solidariteti me situatën e vështirë që po kalon Italia, e cila është goditur rëndë nga Covid-19.

21:21
Netanyahu përsëri në karantinë për shkak të frikës nga COVID-19

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sot u vendos në vetëkarantinë për të dytën herë pasi ka qenë në kontakt me ministrin izraelit të Shëndetësisë, Yaakov Litzman, i cili është diagnostifikuar me koronavirus.

21:09
Meta i bashkohet thirrjes së Shoqatës së Gazetarëve Europian: Mediat nuk mund të braktisen…

Presidenti Ilir Meta, i është bashkuar thirrjes së Shoqatës së Gazetarëve Europian të cilët bënin thirrje që në këtë situatë të krijuar me CoVid-19 të krijohen paketa lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.

21:08
Argjendaria prezanton varësen e koronavirusit që mban larg sëmundjen, por edhe vampirat

A mundet që një varëse me formë koronavirusi të veprojë si “talisman” dhe të ruajë mbajtësin e saj nga pandemia vrasëse?

20:56
“Simbol i luftës ndaj CoVid-19”/ Përloti botën me foton e saj, shërohet infermierja që u bë virale në rrjet

ITALI – Një lajm tepër i mirë ka ardhur nga Italia. Infermierja e quajtur Elena e cila u bë virale në rrjet për shkak të një fotoje të saj që shihej mbi tastierë, është shëruar nga koronavirusi.

20:50
Historia e çifutit të zgjuar që politikat e ndryshme nuk i prishin planin e rrugëtimit

Historia e mëposhtme nga Ihsan Fekih tregon se rruga për në pushtet ashtu si ajo e mbijetesës, është e mbushur me hipokrizi e manipulime.

20:45
Ndërroi jetë e moshuara/ Arrestohet bashkëshorti dhe të afërmit, i shkuan në varrim

Një mjek në Britani, nëna e të cilit vdiq në Pakistan si pasojë e koronavirusit, u shpreh se familjarët dhe të afërmit janë arrestuar gjatë funeralit të saj dhe tashmë janë të mbyllur në karantinë. Mjeku, Anjum Mahmoof, u shpreh se disa të afërm ishin “bllokuar” në shtëpi dhe ruheshin nga roje policie.

20:17
Durrës/ U paraqit para një dite në urgjencë, 33-vjeçarja rezulton pozitive

Një 33-vjeçare nga Durrësi ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit. Gruaja e re, nënë dy fëmijësh, ishte paraqitur një ditë më parë në urgjencë dhe pasditen e sotme ka marrë rezultatin e testit.

20:14
Tjetër lajm i mirë, shërohet nënë Sanija dhe Gjysh Izedini! Rama publikon foton e çiftit të moshuar

Dy persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në qytetin e Korçës. Lajmin e ka publikuar kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka shpërndarë edhe një foto të çiftit Sanijes dhe Izedinit.