Taylor White shqetësohej se ishte tepër ‘devijuese’ për të punuar me kompaninë e modeleve Playboy prej tatuazheve të shumta që ka në trup.

Por kjo nuk kishte qenë problem pasi ajo është pranuar nga kompania globale dhe tashmë po shkrep foto ‘sexy’ profesionale.

White dha lajmin “e madh” duke shpërndarë fotot e Playboy Plus në llogarinë e saj në Instagram.

26-vjeçarja pozon me të brendshme rozë teksa shfaq me krenari dhe ngjyrosjet e tatuazheve të saj.

Ajo ka një ‘zog stuhie’ në gjoks dhe një flutur në qafë, ndërsa shihet një kafkë e zbukuruar në ijen e majtë dhe detaje florale në kofshë.

Shumë fansa shpreheshin të eksituar nga fakti që amerikania nga Seattle ka bërë hapin e rëndësishëm në karrierë.

Një komentues shkruante: “Jam shumë krenar për ty Tay.”

Një tjetër tha: “Omg përgëzime! Sa e bukur!”

Një i tretë shkruante: “YES! Jam shumë i lumtur për ty. Ti e meriton.”

FOTO GALERI
1/7

Top Channel