E shtunë, 04 Prill 2020
04:43
SHBA: Kufizimet e vizave pengojnë mjekët imigrantë të ndihmojnë me koronavirusin

Në një kohë kur sistemi shëndetësor amerikan është i sforcuar në maksimum dhe shtetet e veçanta po thërrasin profesionistë të shëndetësisë me urgjencë, shumë mjekë imigrantë thonë se nuk ndihmojnë dot për shkak të kufizimeve të vizave që vazhdojnë të jenë në fuqi gjatë pandemisë së koronavirusit.

04:21
Rreziku nga koronavirusi në burgjet amerikane

Vdekja e një të burgosuri në burgun shtetëror të Luizianës po shton shqetësimet se koronavirusi mund të përhapet pa i diktuar në burgjet amerikane që strehojnë më shumë se dy milion njerëz. Zyrtarë të shëndetit dhe udhëheqës lokalë po paralajmërojnë se të burgosurit janë kryesisht të rrezikuar nga përhapja e virusit dhe se spitalet pranë burgjeve do të mposhten në rast të shpërthimit të pandemisë mes të burgosurve. Disa burgje po ndërmarrin veprime me shpresën për të zbutur një krizë në horizont.

03:55
Korea e Jugut, si e ndaloi gjenerali amerikan përhapjen e COVID-19

“Vepro herët, me të gjithë forcën”, kjo është këshilla që jep Gjenerali Robert Abrams për të luftuar koronavirusin. Ai është gjenerali më i lartë amerikan në Korenë e Jugut. “Do të duket si reagim i tepruar, por një javë më pas, komuniteti yt do ta kuptojë, njësia juaj do ta kuptojë.”

03:26
SHBA: Në mes të koronavirusit, gazetat lokale përballen me sfidën e mbijetesës

Pikërisht tani kur amerikanët kanë nevojë më shumë nevojë për to, industria amerikane e gazetave edhe më parë nën stres po përballet me një sfidë të re të pashembullt. Lexuesit e dëshpëruar për informacion mbështeten më shumë se kurrë në mediat lokale, ndërsa koronavirusi përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ata dëshirojnë të dinë për rastet në zonën e tyre, ku janë qendrat e testimit, cili është ndikimi ekonomik.

02:47
SHBA, rreth 275 mijë me COVID-19, mbi 7,000 të vdekur

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në rreth 275 mijë me më shumë se 7000 të vdekur. Të premten afro 1,100 vetë vdiqën në gjithë vendin, numri më i lartë brenda një dite deri tani.

02:20
SHBA/ Shtëpia e Bardhë rekomandon mbajtjen e maskave

Shtëpia e Bardhë pritet ti këshllojë amerikanëve në zonat e nxehta të koronavirusit të mbajnë maska mbrojtëse apo shall, në publik, për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së tij. Presidenti Donald Trump, sidoqoftë, tha se një udhëzim i tillë nuk do të jetë i detyrueshëm. Banorëve të Nju Jorkut, epiqendra e epidemisë në SHBA, iu është kërkuar tashmë të mbulojnë fytyrat në publik.

01:38
‘Quiz’ nga ballkoni/ Mësoni si kalohet koha në karantinë në Paris

Në çfarë viti doli në shitje iPhoni i parë? Çfarë është karpofobia? Noam Cartozo, një banor i lagjes 11 në Paris, vë në jetë lojën e famshme franceze të quizz-it, pyetje për një kampion, çdo mëngjes, në orën 8, duke i bërë një seri prej 12 pyetjesh, të njohurive të përgjithshme, fqinjëve të tij. Dhe e bën këtë nga ballkoni i tij. Një mënyrë, sipas tij, për të sjellë sadopak gëzim në lagjen e tij, gjatë izolimit.

01:09
Gjermani, aplikacion për gjurmimin e Covid-19

Mbrojtja e të dhënave personale është një temë delikate në Gjermaninë që e do shumë privatësinë, por vendi, po merr sidoqoftë në konsideratë përdorimin e një aplikacioni në smartfon për të ndihmuar në menaxhimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

00:27
Ronaldo apo Messi? Ricardo Kaka habit me përgjigjen

Braziliani Kaká, i cili shkëlqeu me Milanin (fitoi Topin e Artë) dhe luajti më pas për Real Madridit, ka deklaruar në një intervistë nëpërmjet Instagramit për FIFA-n se, pavarësisht se ka luajtur në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronalon, Messi është më i mirë se portugezi.

E premte, 03 Prill 2020
23:51
Ish-rekordmeni i Maratonës së Berlinit në burg, theu shtetrrethimin

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për shkelje të shtetrrethimit të vendosur në vendin e tij, Kenia (nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm), si pjesë e masave për të luftuar kundër pandemisë Covid-19. Vrapuesi i distancave të gjatë u kap në një bar duke pirë alkool së bashku me 20 persona të tjerë, përfshirë një politikan vendas.

22:48
13 vjeçari në Britani shoqërohet për në banesën e fundit, të afërmit falen në distancë nga njëri-tjetri

Viktima më e re e koronavirusit në Britani, u drejtua sot për në banesën e fundit, por nëna dhe gjashtë motrat, e shikuan të gjithë ceremoninë mortore në internet, pasi ata ishin detyruar që të qëndronin në izolim në shtëpi, shkruan Daily Mail.

22:46
Nuk e lejoi që të largohej nga izolimi, burri i infektuar me koronavirus kafshon infermieren

Një 47-vjeçar nga Nigeria, i infektuar me koronavirus, është ndaluar nga policia kineze pasi dyshohet se sulmoi dhe kafshoi një infermiere në fytyrë, në përpjekje për t’u “arratisur” nga izolimi.

22:36
Çfarë t’u themi fëmijëve për koronavirusin?

Shkollat dhe kopshtet në mbarë botën janë mbyllur për shkak të koronavirusit. UNESCO-ja thotë se mbyllja ka ndikuar tek 87% e nxënësve të botës. Edhe fëmijët e vegjël e dinë tashmë se një virus po qarkullon. Por, çfarë duhet t’u themi fëmijëve?

22:30
I destinuar për Barçën, Lautaro ka refuzuar Realin, blaugranat duan edhe Barellan nga Interi!

Jo vetëm Lautaro Martinez  pasi Barcelona kërkon edhe Nicolo Barrelan nga Interi. Mesfushori 23-vjeçar pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barçës dhe shikohet si një alternativë ideale për të përforcuar mesfushën. Në fakt objektivi i parë i blaugranave në këtë repart është Fabian Ruiz por mesfushori i kombtares spanjolle që aktivizohet te Napoli duket më afër Realit të Madridit, dhe sipas gazetës madrilène AS, Barcelona ka hedhur vështirimin nga talenti i Interit dhe kombëtares italiane Nicolo Barella.

22:13
Doktori me Covid-19 thyen izolimin në Londër e vdes në Berlin

Një doktor me bazë në Londër që refuzoi urdhrat e vetë-izolimit pas shfaqjes së simptomave të Covid-19 u gjet i vdekur pranë apartamentit të tij në Berlin, duke shkaktuar alarm se mund të ketë infektuar të tjerë gjatë fluturimit të tij nga Anglia.

22:10
Koronavirusi/ Është 85 vjeç por kjo nuk e pengoi të rikthehej në repart, habit mjeku: Frikë? Nuk do të…

ITALI -“Ata kërkuan disponueshmërinë time dhe unë thashë po. Kur vendosni të jeni mjek në jetë, përfshiheni. U betova.” kjo është deklarata e Giampiero Giron, mjekut 85-vjeçar i cili edhe pse kishte dalë në pension iu përgjigj thirrjes së autoriteteve italiane për rikthimin në detyrë.

21:44
Zyrtare, Flick kalon provën, firmos deri në vitin 2023 me Bayernin!

Hansi Flick e ka kaluar provën dhe do të jetë zyrtarisht trajneri i Bayern Munich deri në verën e vitit 2023. Lajmin e mirë për të gjithë tifozët bavarezë e ka zyrtarizuar vetë klubi i Bayernit, një lajm që ka ardhur në një periudhë të vështirë siç është ajo e emergjencës nga koronavirusi.

21:38
Pasi fshin gjakun, Kim “rikthehet” vetvetja (FOTO)

Pasi ka fshirë gjakun nga konfrontimi fizik me motrën Kourtney, Kim Kardashian është “rikthyer” vetvetja.

21:36
Lufta e maskave, SHBA akuzohet për ‘pirateri moderne’ pas bllokimit të maskave që vinin në Evropë

SHBA është akuzuar së fundmi për pirateri moderne pas raportimeve se ka ndryshuar destinacionin e një ngarkese maskash që do të shkonin për policinë gjermane, duke bërë një ofertë më të mirë për eliminimin e vendeve të tjera në luftën globale gjithnjë e më të ashpër për pajisje mbrojtëse mjekësore.

21:33
Lajm i mirë edhe nga Tropoja, dy pacientë fitojnë betejën me CoVid-19

TROPOJË– Dy persona të prekur nga koronavirusi tashmë janë shëruar. Lajmin e ka bërë të ditur Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi teksa shkruan se është njoftuar nga spitali Infektiv se të dy pacientët janë shëruar plotësisht dhe se tashmë janë lënë të lirë për të shkuar në banesat e tyre.

21:23
U kollit teksa fliste, Rama shqetësohet për mjekun! Përgjigja epike e Tritan Kalos: Është nga uji i pastër i Lanës

Teksa kryeministri i vendit Edi Rama mbrëmjen e sotme mblodhi komitetin teknik të epidemisë nuk munguan as batutat mes tij dhe mjekut Tritan Kalo.

21:08
Roza Lati zjarr në dhomën e gjumit, por çobaneshë para policëve!

Roza Lati ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje “Skype” nga shtëpia e saj.

21:07
Familja e gjitha bashkë, i biri prek zemrat e Julkës dhe Dj Andit!

Julka Gramo me Dj Andin dhe dy djemtë e tyre ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një panoramë të plotë familjare siç rrallë kemi mundur ta shohim.

20:56
Ja sa raste të reja dhe vdekje kishte Kina ditën e sotme

Kina prej disa ditësh i ka shumë të vogla rastet me Koronavirus si dhe vdekjet numërohen me gishtat e dorës, ndryshe nga ajo çka po ndodh në Europë.

20:54
Zyrtare: Premier League merr këtë vendim për vazhdimin e kampionatit

Ka përfuduar takimi i klubeve anlgeze me drejtuesit e Premier League.

20:48
E dhimbshme/ Ndërron jetë nga Koronavirusi disa orë pasi solli në jetë fëmijën

Një grua në Ukrainë, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, vetëm disa orë pasi solli në jetë vajzën e saj. Nëna 36-vjeçare, e identifikuar si Galina, besohet se është “përqafuar” me virusin në një qendër perintale në qytetin Ivano-Frankivsk, në Ukraninën perëndimore.

20:47
Shkon në 132 numri i të prekurve nga CoVid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për gjashtë të shëruar dhe gjashtë raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

20:34
Fëmijët izolohen me trupin e babait të vdekur, qyteti nuk varros dot të vdekurit e koronavirusit

Familjet kanë nisur të djegin trupat e të afërmve të vdekur në rrugët e qytetit më të madh të Ekuadorit, Guayaquil, ku morgët janë plot prej vdekjeve nga koronavirusi.

20:22
E frikshme/ Çfarë po ndodh në Francë? Rreth 2500 viktima në dy ditë nga Koronavirusi

Franca i ka shokuar të gjithë në dy ditët e fundit ku janë regjistruar 1355 viktima më datën 2 prill dhe 1120 ditën e sotme në total 2475 viktima.

20:09
Familja në agoni teksa i riu vret veten gjatë izolimit të koronavirusit

Daniel Furniss, 34 vjeç, ka vdekur pasi nuk përballoi dot izolimin në shtëpinë e tij në Hampshire, SHBA, thanë sot familjarët. Ai kishte diabet dhe ishte klasifikuar si person i rrezikuar.

19:51
“Ngele duke na bo si Enveri…”, Rama i jep përgjigjen epike qytetarit

Kryeministri i vendit Edi Rama nuk i ka kursyer batutat dhe përgjigjet thumbuese ndaj qytetarëve që i kanë komentuar në Facebook.

19:47
Burri i pafat detyrohet të hyjë në izolim koronavirusi 3 herë brenda 50 ditëve

Xiong ka kaluar thuajse të gjithë shkurtin dhe gjysmën e marsit i mbyllur në shtëpi në karantinë të trefishtë pas kthimit nga jashtë shtetit. Ai e pësoi pasi takoi një fqinj që sapo ishte kthyer nga Korea e Jugut.

19:46
Top Talk: Frrok Çupi ja pse bota po ndryshon dhe çfarë solli Koronavirusi

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype, analisti Frrok Çupi. Analisti, argumentoi se si pasojë e pandemisë globale, të shkaktuar nga koronavirusi, bota do ndryshojë. Pas koronavirusit, do të ndryshohet raportet dhe marrëdhëniet e qeverive me njerëzit, madje madje edhe ajo e njerëzve me njëri-tjetrin, aludoi Çupi.

19:44
A do të marrin shpërblim ata që shkojnë në punë? Ja çfarë thotë Rama…

Një qytetarë e ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse do të marrin shpërblim personat që po shkojnë në punë në këtë situatë të krijuar nga Covid-19. Rama ka thënë se nuk ka pse kjo kategori të shpërblehet pasi nuk po përballet me koronavirusin.

19:35
“Mos fol për doktorët se ata vjedhin njerëzit”, Rama: Mund të ishin prindërit e tu aty…

Gjatë komunikimit live në Facebook nuk kanë munguar edhe pyetje që kanë bërë që kryeministri Edi Rama të reagojë ashpër.

19:27
Arrestohet drejtori dhe shefi i logjistikës së “burgut 313”, reagon SPAK: Morën 550 mijë lekë për…

TIRANË- Eduart Struga, drejtori i burgut 313 është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

19:19
Rama tregon mesazhin e “tmerrshëm” të avokatit në New York: Duhet të presësh 8 ditë për…

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit në Facebook me qytetarët ka treguar edhe një mesazh të një avokati në New York i cili i shkruante kryeministrit se do të donte të zëvendësonte këtë që është tani me atë që ishte.

19:15
Birra Corona ndalon prodhimin teksa pandemia me të njëjtin emër bllokon botën

Megjithë fjalët se shitjet vazhdonin me ritme normale, birra e famshme meksikane tha se ka ndaluar prodhimin duke zbatuar ligjet e qeverisë për mbyllijen e bizneseve jo-esenciale.

19:02
Frrok Çupi në Top Talk: Politikanët të dorëzojnë pasuritë e vjedhura para se të bëjnë sikur duan popullin

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” ,analisti Frrok Çupi. Gjatë fjalës së tij analisti tha se roli i opozitës në këto kohë -ku mbarë vendi është “mbërthyer” nga virusi korona-  është që të kërkojë tek pjesëtarët e saj dhe tek qeveria aktuale, të gjithë pasurinë e vjedhur për këto 30 vite, duke filluar që nga floriri dhe përfunduar tek pallatet e vilat. Ai tha se është momenti, që të gjitha këto para të “vilen” dhe të nënkuptoi që të vendosen në ndihmë të situatës.

18:57
Rama e thotë hapur: Ja kur do të hapen kufijtë…

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kufijtë do të hapen vetëm në atë moment kur armiku (Covid-19) do të zhduket dhe nuk do të jetë më rrezik për vendin tonë.

18:42
Rama jep lajmin e mirë për pensionistët: Do të marrin më shumë lek se normalisht…

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se pensionistët do të marrin më shumë para se zakonisht. Sipas Ramës brenda datës 21 pensionistët do të marrin më shumë para në kuadër të ndihmave për të kaluar situatën e krijuar nga CoVid-19.

18:34
Rama: Ja çfarë do të bëhet me qiratë e biznesit të vogël

Kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se për sa u përket bizneseve të vogla qeveria po studion një subvencion për të ndihmuar me pagesat e qirave që do të pezullohen.

18:29
A do t’u hiqet bursa ekselentëve? Rama: Me ato bursa po ndihmojnë familjen

Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur rreth masave të ndërmarra kundër përhapjes së Covid-19 është shprehur se studentëve ekselentë nuk do të penalizohen nga bursat e marra.

18:18
Këngë dhe humor poshtë ballkonit të shtëpisë, ja si kalohet karantina në Durrës me koncerte live

E gjithë Shqipëria është në karantinë në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e Covid-19.

18:15
Shpulla, shkelma dhe gjak, pas-sherri i Kim dhe Kourtney Kardashian

Debati i ashpër mes Kim dhe Kourtney Kardashian në lidhje me etikën e punës degradoi në një sherr të shëmtuar fizik, me shpulla, shkelma e gjak.

18:15
E tmerrshme/ Nuk di të ulet numri i vdekjeve në Itali, ja sa ishin në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 14681, që do të thotë janë 766 viktima në 24 orët e fundit.

18:13
Rama tregon pakon e ndihmave për 2 javë: 4 kg makarona, 5 kg oriz dhe…

Kryeministri i vendit Edi Rama duke komunikuar me qytetarët në Facebook është ka diskutuar edhe rreth ndihmave të shpërndara nga qeveria në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi ynë.

18:09
Rama: Kemi mundësinë për të menduar lirimin e disa masave, burg për ata që…

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët është shprehur se qeveria po shikon se si të lehtësojë disa masa shtrënguese kundër CoVid-19.

18:05
Rama: Ja çfarë do të ndodhë me ata që punojnë në të zezë

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët, ka than se janë vërejtur shumë persona që ende punojnë në të zezë dhe që nuk janë deklaruar nga kompanitë e ndryshme.

17:56
Rama: Qiratë nuk do t’i paguani, ja si do të veprojmë me ata që jetojnë me lekët që marrin nga qiraja

Në një dalje live për qytetarët, kreu i qeverisë Edi Rama duke folur për problemet e krijuara nga CoVid-19 tha se çka nuk të vret, të forcon.

17:53
Afganistan, vriten 6 pjesëtarë të forcave të sigurisë nga talebanët

Zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të Badghis-it, Najmuddin Burhani tha se talebanët kryen një sulm të armatosur mbi një patrullë në Haristan.

17:52
Qiratë/ Rama: Shqiptari është bukë, zemër dhe kripë…

Me anë të një deklarate në Facebook Kryeministri i vendit, Edi Rama ka sqaruar se akti normativ për anulimin e qirave është ndërmarrë për shkak të pamundësisë së shumë personave për të paguar.

17:47
Bisedë telefonike Erdoğan-Michel, diskutohet lufta kundër COVID-19

Në bisedë është diskutuar bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), marrëdhëniet Turqi-BE dhe çështjet rajonale.

17:39
Luftanija e Venezuelës fundoset pasi përplasi “për presion” majën e kroçerës gjermane

Një luftanije venezuelane është fundosur pas tentativës katastrofike për të përplasur një kroçerë të një kompanie gjermane, e cila rastisi të kishte majë të përforcuar për ekspedita në ujëra të akullta.

17:34
Kosova për t’u marrë shembull, 5 mln euro për sportin, Ademi: Klubet nuk do paguajnë asgjë!

Agim Ademi presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, në një lidhje live për emisionin Fan Zone në Supersport, foli për aktualitetin e futbollit kosovar, për vështirësitë ekonomike gjatë pauzës prej emergjencës së koronavirusit si dhe për shumë tema të tjera.

17:32
Kufizimet për CoVid-19/ ISHSH kontrolle në fasoneri e “call center”, ndëshkohen disa biznese

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka njoftuar se ka po vijon kryerja e inspektimeve të vazhdueshme për verifikimin dhe respektimin e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përballimin e COVID – 19.

17:24
Akti normativ për qiranë, Bylykbashi akuza ndaj Ramës: Formë e arrogancës së kryeministrit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me masat e ndërmarra nga Qeveria për të përballur problemet që po sjell CoVid-19, mes tyre edhe anulimi i qirave për bizneset e vogla.

17:22
Shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Dy viktima të reja nga koronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.Viktimat janë dy burra, njëri i moshës 68 vjeç nga Tetova dhe tjetri një 70-vjeçar nga Kumanova.

17:16
Justin Bieber, çfarë ke humbur! (FOTO)

Justin Bieber tanimë është i martuar me Hailey Baldwin, por duket se ka humbur shumë.

17:13
Kishte blerë respirator për djalin e sëmurë, ja dhuron spitalit të Vlorës

Një qytetare në Vlorë ka vendosur që t’i dhurojë spitalit të vendit të saj një respirator që të përdoret për t’u ardhur në ndihmë personave që do të kenë nevojë për të.

17:13
Emergjenca Covid-19/ Peruja kufizon lëvizjen në bazë të gjinisë

Peruja nisi me zbatimin e masave të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen e njerëzve në bazë të gjinisë.

17:13
CoVid-19/ Përkeqësohet bilanci, shënohen të tjera vdekje në Greqi! Numri i të infektuarve mbi 1600

GREQI- 6 persona të tjerë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj, ku thuhet se numri i të infektuarve vijon të rritet. Ndërkohë numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 ka shkuar në 59

17:07
Këlyshët kapin peshkun e tyre të parë, nën syrin kritik të nënës arushë që i mëson

Një këlysh ariu shikon vëllezërit e tij që gjuajnë dhe më në fund mëson dhe ai të kapë peshkun e parë, në një seri fotosh të mahnitshme nga Rusia.

16:58
Pandemia po ndikon ashpër ekonominë, thonë ekspertët

Ekspertët botërorë të ekonomisë sugjeruan se ndikimi ekonomik i koronavirusit ka dalë në pah më ashpër seç pritej.

16:57
“Gati për të rifilluar betejën” U infektua nga CoVid-19, shefi i “127” jep lajmin e mirë: Gjendja ime…

TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili disa ditë më parë u infektua me koronavirusi është drejt shërimit. Ai ka thënë se tashmë gjendja e tij shëndetësore është më e mirë dhe se po pret analizat e tamponit.

16:53
Nëna e re vdes nga koronavirusi disa orë pas lindjes në Ukrainë

Një grua ka vdekur nga koronavirusi disa orë pas lindjes së vajzës së saj në Ukrainë.

16:43
Kryeministri britanik duhet të vazhdojë vetizolimin

Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të mbetet i vetizoluar, pasi vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit, përfshirë temperaturë.

16:41
Karantina “zhvesh” Trejsi Sejdinin, poston foto nga dushi

Izolimi nga pandemia e koronavirusit e ka gjetur Trejsi Sejdinin në Nju Jork, aty ku edhe ajo u zhvendos pak kohë më parë për të zhvilluar karrierën si modele.

16:38
E trishtë/ Rritet numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

ITALI – Ka shkuar në 73 numri i mjekëve te vdekur nga koronavirusi në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve në Itali ku shpjegon se krahas viktimave që po shkakton çdo ditë, virusi CoVid-19 po merr edhe shumë jetë mjekësh të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër tij.

16:32
Tjetër ditë e zezë për Britaninë/ Rekord vdekjesh dhe kalon Kinën

Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 684 vdekje në ditën e fundit.

16:31
Dy infermiere 36 e 39 vjeç vdesin nga koronavirusi, disa orë larg njëra-tjetrës në Britani

Dy infermiere të linjës së parë të luftës kundër koronavirusit kanë vdekur sot në Britani, të dyja duke lënë prapa tre fëmijë.

16:26
Avioni i Messit bën ulje të detyruar, friksohet ylli argjentinas!

Avioni privat i Lionel Messit bën një ulje të detyruar në Bruksel në aeroportin e kryeqytetit belg “Zavantem”.

16:26
Dy viktima të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Dy viktima të reja nga koronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

16:22
Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me koronavirus

Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të sëmurëve me koronavirus, duke thënë se me këtë veprim shkelen të drejtat themelore të qytetarëve.

16:13
Akuzat nga francezët, Lyon: Juve ishte… ndeshja ‘zero’

Zbarkimi i koronavirusit në shtetin francez është faj i Juventus. Skuadra kampione e Italisë e mësuar me akuza të ndryshme por kurrë më parë për përhapjen e një pandemie, është vendosur nën akuzë për ndeshjen të cilën e humbi ndaj Lionit, përballje që sipas mjekëve transalpinë solli edhe për herë të parë raste në këtë vend.

16:06
Habit mjeku Ethem Ramadani: Po, vitamina C e “lufton” koronavirusin

Në studion e emisionit Shqipëria Live” drejtuar nga moderatorët Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” mjeku Ethem Ramadani.

16:04
Yuval Harari- Si të mësojmë prej epidemive të së kaluarës?

Kriza Covid-19 nuk ishte fatkeqësi e pashmangshme natyrore por një dështim i veprimtarisë njerëzore. Historiani i njohur hebre, HARARI, thotë se posedojmë shkencën, mençurinë e nevojshme dhe një komunitet në favorin tonë në luftën kundër koronavirusit. Për gazetën e njohur, South China Morning Post, me seli në Hong Kong, historiani hebre Yuval Harari, autor i “Sapiens” dhe “Homo Deus”, i është përgjigjur pyetjeve se si kjo pandemi e koronavirusit shfaq sfida të pashembullta mbi “spiunimin” biometrik të njerëzimit, qeverisjen apo dhe bashkëpunimin global në të ardhmen.

15:59
Inxhinieri i Su-57 shpjegon pse gjuajtësit e fundit rusë janë superiorë ndaj amerikanëve F-22 e F-35

Kreu i zyrës ruse të dizajnit Sukhoi, Mikhail Strelets shpjegonte në një intervistë të fundit diferencat mes modelit Su-57 në lindhje me rivalët e tij amerikanë F-35 e F-22 duke thënë se në një këndvështrim të përgjithshëm, avioni rus është më i kompletuar.

15:57
Këngëtari shqiptar publikon këngë për koronavirusin/ Frymëzimi?! Rrugët e boshatisura

I ftuar në emisionint “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” këngëtari Jon Tarifa.

15:47
Rritet bilanci i vdekjeve në Shqipëri! Covid-19, ndërron jetë tek Infektivi një 75-vjeçar

Është shënuar viktima e 17-të në Shqipëri nga Covid-19. Në spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.

15:41
22-vjeçari me talasemi, apel shqiptarëve: Gjaku s’është medikament fabrike, ju lutem dhuroni

Arditi, është 22 vjeç, nga Lushnja dhe ka talasemi që kur ka qenë tetë muajsh.

15:41
Sot nis seriali “El Chapo”/ Nga ora 21.00 deri në 23.00

Nga sot në ekranin e Top Channel do keni mundësinë të ndiqni të plotë historinë e kriminelit më famëkeq ende gjallë, El Chapo.

15:33
Top Channel, rekord në “Youtube”/ Në mars 97.6 milionë shikime, 10.7 milionë orë

Angazhimi maksimal i Top Channel për t’i qëndruar pranë të gjithë shqiptarëve edhe në këtë moment të vështirë me emergjencën e koronavirusit, ka sjelle një shikueshmëri rekord të programeve.

15:33
Nevojë urgjente për gjak! Gazetarja dhe punonjësja e administratës bëjnë apel për ndihmë

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, gazetarja Rezarta Delisula dhe punonjësja e administratës Brunilda Paskali.

15:22
Video e magjishme e parkut në Abruzzo, ku ujqërit “luajnë” në dëborë

Në parkun kombëtar të Abruzzo në Italinë qendrore, një grup ujqërish duket se po shijojnë dëborën e vonshme të rënë kësaj jave.

15:22
Si po e përballon Egjipti koronavirusin? Flet shqiptarja që ndodhet në Kairo

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype” Evelina Hasimja.

15:21
Shkodër, 12 raste me Covid-19/ Të infektuarit anëtarë të dy familjeve

Nëse 2 dite me parë, Shkodra kishte vetëm 2 raste me Koronavirus, brenda 24 orëve te fundit, numri i te infektuarve ka arritur ne 16.

15:12
Do shtohen lekët në qarkullim/ Çfarë efekte ka? Shpjegimi i ekspertit Ardian Civici

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, guvernatori i bankës qendrore foli për shtim të parave në qarkullim.

15:11
Shkarkohet kapiteni i aeroplanmbajtëses që dha alarmin për COVID-19 në bord

Kapiteni i një aeroplanmbajtëseje amerikane është shkarkuar sot pas dërgimit në Pentagon të një letre alarmi ndaj koronavirusit të përhapur mes ekupazhit, e cila kishte dalë në media.

15:10
Kosova me teste të shpejta Covid-19, Selimi: Kam kontaktuar dhe me autoritet shqiptare por…

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Binaj ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, mjekja Aurora Meta dhe ish-futbollisti Agron Selimi.

15:04
Qiratë, “akt antikushtetues”/ Jorida Tabaku: Shkel të drejtën e pronës, nxit konflikte

Demokratët e cilësuan si antikushtetues aktin normativ, i cili pezullon qiratë për biznesin e vogël, familjarët e mbetur të papunë si dhe studentët.

15:04
Lajm i mirë! Manastirliu: Shërohen edhe 2 infermierë të prekur nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 2 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

15:00
Rama përgjigje opozitës për qiratë: Honxhobonxhot duan të nxisin trazira si në ’97-ën

Në lidhje me aktin normativ, që hyri sot në fuqi sa i takon shtyrjes së detyrimeve të qirasë kundrejt disa kategori, për dy muaj ka reguar kryeministri i vendit, Edi Rama.

14:45
Thellohet bilanci në Greqi! Shkon në 57 numri i viktimave

1,544 të infektuar dhe 57 viktima; ky është bilanci aktual në Greqi, shkaktuar nga pandemia Covid-19.

14:42
Libi, rrëzohen 3 avionë luftarakë të forcave të Haftarit

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), ka njoftuar se ka vazhduar me operacionin “Burkan Al-Ghadab” kundër kryekomandantit renegat Khalifa Haftar, raporton Anadolu Agency (AA).

14:37
Vijon shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Ndroq

Bashkia e Tiranës vazhdon të trokasë në dyert e familjeve në nevojë, për të qenë pranë tyre në këto ditë të vështira e për t’i ndihmuar ata me ushqime. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në familjet e Nazim Currit, Bardhyl Trimit dhe Muhamed Trimit në Ndroq, ku tërmeti i 26 nëntorit ua nxorri të pabanueshme banesat.

14:36
Neymar dhuron 5 milionë euro për luftën ndaj koronavirusit

Ylli i PSG-së, Neymar i ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit.Sipas mediave braziliane, sulmuesi ka dhuruar 5 milionë euro për të luftuar armikun e padukshëm që po merr mijëra jetë nëpër botë, COVID-19.

14:31
27 banorë dhurojnë gjak pranë kishës së Shën Markut në Ulëz

Pas thirrjes së bërë nga Top Channel se në qendrat e dhurimit të gjakut ka nevojë për të dhuruar gjak, për të sëmurët ka reaguar Kisha Katolike, Shën Marku në Ulëz.

14:30
OSHEE: Rikthehet energjia për 4 mijë banorë të Mirditës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar ditën e sotme se pas një operacioni që zgjati plot 24 orë është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike për 4 mijë banorët e Mirditës.

14:15
HRW i bën thirrje Turqisë të lirojë edhe të burgosurit politikë si masë kundër pandemisë

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i bëri thirrje qeverisë së Turqisë, që në projektligjin e saj për të liruar dhjetëra mijëra të burgosur, si masë sigurie kundër shpërthimit të koronavirusit, të përfshijë edhe të burgosurit politikë.