Video e rëndë tregon makinën që godet me shpejtësi dy protestueset anti-racizëm në Seattle

04/07/2020 18:42

Dy gra janë plagosur rëndë dje në një protestë anti-racizem në Seattle të SHBA, kur u goditën, në dukje qëllimisht, nga një makinë që erdhi me shpejtësi drejt tyre.

Incidenti i rëndë është kapur në kamera.

Mjeti iu shmang disa makinave që kishin bllokuar autostradën për protestën e grupeve anti-racizëm ‘Black Lives Matter’ dhe goditi protestueset për t’u larguar më pas me shpejtësi.

Zëdhënësi i policisë Rick Johnson tha se një nga të plagosurat është në rrezik për jetën.

Pas incidentit shoferi u kap nga autoritetet dhe dëmet e përplasjes shihen qartë në makinën e tij. Disa raportime thonë se mjeti u ndoq nga protestues të cilët tentuan të konfrontoheshin me drejtuesin, para ardhjes së policisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel