Trump nderon Rudy Giulianin me Medaljen Presidenciale të Lirisë, ceremonia nesër në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të hënën se Rusia po përgatit sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera aleate që të vijojnë furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore.
Në videomesazhin e tij të mbrëmjes drejtuar qytetarëve ukrainas, Zelensky bëri të ditur se shërbimet e inteligjencës kanë siguruar informacione mbi përgatitjet e Moskës për sulme të tjera, por nuk dha detaje se kur mund të ndodhin ato.
“Shërbimet tona të inteligjencës kanë informacion në lidhje me përgatitjet e rusëve për sulme të reja ajrore”, deklaroi presidenti ukrainas.
Zelensky theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës, duke kujtuar se furnizimi me sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore varet nga vendimet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera partnere.
Top Channel