Trump nderon Rudy Giulianin me Medaljen Presidenciale të Lirisë, ceremonia nesër në Shtëpinë e Bardhë
Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë goditur mina detare gjatë përpjekjeve për të kaluar nëpër këtë korridor strategjik detar.
Lajmi u bë i ditur të dielën nga Garda Revolucionare e Iranit, përmes një deklarate të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars. Sipas autoriteteve iraniane, incidentet kanë ndodhur gjatë orëve të fundit në pika të ndryshme të Ngushticës së Hormuzit.
Sipas versionit të Teheranit, një nga tankerët është goditur pranë bregdetit jugor të ngushticës, ndërsa dy të tjerët ndodheshin në pjesën lindore të saj. Shpërthimet kanë shkaktuar zjarre në të tre anijet.
Garda Revolucionare pretendon se tankerët po lundronin nën mbrojtjen dhe shoqërimin ajror të forcave ushtarake amerikane, por kjo nuk arriti të parandalonte incidentet.
“Një nga këto tankerë në bregdetin jugor dhe dy të tjerë në lindje të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa ishin nën mbulim dhe shoqërim të gjerë ajror nga ushtria amerikane, goditën mina detare dhe shpërthyen në flakë pas shpërthimeve të fuqishme”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare.
Iran’s Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC) Navy claimed on Tuesday that three oil tankers were struck by naval mines and caught fire in the Strait of Hormuz, alleging they had been travelling along unauthorized routes despite warnings.
Live updates: https://t.co/5d9ld9aXnn https://t.co/q6ogVdGvDY
— Roya News English (@RoyaNewsEnglish) November 23, 2026
Teherani akuzoi gjithashtu Uashingtonin se nuk arriti të garantonte sigurinë e anijeve gjatë kalimit në këtë zonë.
“Eskorta ajrore e ushtrisë amerikane nuk ishte në gjendje të parandalonte këto incidente”, thuhet më tej në deklaratë.
Megjithatë, informacioni për tre incidentet dhe rrethanat e tyre nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Deri tani nuk janë bërë publikë emrat e anijeve, flamujt nën të cilët lundronin apo ngarkesat që transportonin. Gjithashtu, nuk ka të dhëna për persona të lënduar mes ekuipazheve.
Garda Revolucionare njoftoi se do të publikojë në orët në vijim pamje filmike që, sipas saj, tregojnë momentet e shpërthimeve dhe zjarreve në tankerë.
Shtohen incidentet në Ngushticën e Hormuzit
Raporti i fundit vjen në një kohë kur siguria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit është përkeqësuar ndjeshëm, me incidente të përsëritura që kanë përfshirë anije tregtare.
Më 20 nëntor, agjencia Reuters raportoi, duke cituar Agjencinë Britanike të Operacioneve Tregtare Detare (UKMTO), se një tanker ishte përfshirë nga flakët pasi u godit nga një predhë e paidentifikuar pranë brigjeve të Omanit. Garda Revolucionare e Iranit pretendoi në atë kohë se anija kishte goditur një minë detare.
Ngushtica e Hormuzit përbën një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë, pasi përmes saj transportohet një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit natyror që furnizon tregjet ndërkombëtare.
Për këtë arsye, çdo incident në këtë zonë ngre shqetësime për sigurinë e furnizimeve energjetike dhe mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për tregjet globale.
Zhvillimet e fundit shtojnë më tej tensionet në rajon, ndërsa vijojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Top Channel