10 miliardë euro kursime ndezin revoltën në Belgjikë, vendi paralizohet nga greva
Një përpjekje e re diplomatike po zhvillohet për t’i dhënë fund luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me Katarin që po përpiqet të ndërmjetësojë mes dy palëve dhe të rikthejë dialogun.
Nisma vjen në një moment tensionesh të larta, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashton mundësinë e sulmeve të reja ushtarake kundër Teheranit nëse negociatat dështojnë.
Në kuadër të kësaj përpjekjeje, kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, po zhvillon bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Synimi i takimit është krijimi i kushteve për rifillimin e negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit, qoftë përmes kontakteve të drejtpërdrejta apo ndërmjetësimit.
Sipas raportimeve të Al Jazeera, nga takimi nuk pritet domosdoshmërisht një marrëveshje konkrete, por Katari po përpiqet të mbajë të hapura kanalet diplomatike dhe të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Trump paralajmëron sulme të reja pas Vitit të Ri
Përpjekjet diplomatike zhvillohen ndërsa Donald Trump ka paralajmëruar se administrata e tij po shqyrton mundësinë e sulmeve të reja ushtarake ndaj Iranit pas Vitit të Ri, në rast se nuk arrihet një marrëveshje.
Presidenti amerikan kërkon një marrëveshje të qëndrueshme që do të garantojë se Irani nuk do të pajiset me armë bërthamore. Ai ka theksuar se Uashingtoni nuk është i interesuar për një marrëveshje të përkohshme që nuk e zgjidh përfundimisht këtë çështje.
Trump i ka cilësuar negociatat si të vështira, duke i përshkruar zyrtarët iranianë si “shumë të vështirë”, çka tregon se dallimet mes dy vendeve mbeten të mëdha.
Propozimi i Iranit dhe kundërshtimi amerikan
Takimi mes kryeministrit të Katarit dhe Marco Rubios vjen pas kontakteve të ndërmjetësve katarianë me zyrtarët iranianë në Gjermani. Bisedimet, që zgjatën rreth dy orë, u përqendruan te mundësia e rifillimit të procesit diplomatik për t’i dhënë fund luftës.
Në tryezë ndodhet edhe një propozim iranian për një zgjidhje dyditore, që parashikon lehtësimin e sanksioneve ekonomike amerikane ndaj Teheranit dhe heqjen e bllokadës detare të porteve iraniane.
.@SecRubio and Qatari Prime Minister Mohammed bin Abdulrahman Al Thani participate in a photo-op during the Qatari PM’s visit to Washington, D.C. https://t.co/Fz3bDlE7Hd
— CSPAN (@cspan) November 23, 2026
Në këmbim, Irani propozon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një korridor strategjik detar përmes të cilit kalon një pjesë e rëndësishme e furnizimit botëror me naftë.
Megjithatë, Uashingtoni nuk duket i gatshëm të pranojë kushtet e propozuara nga Teherani. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka cilësuar ofertën iraniane si “të papranueshme, të paarsyeshme dhe jorealiste”.
Katari kërkon të shmangë përshkallëzimin e luftës
Pavarësisht qëndrimeve të kundërta të dy vendeve, vazhdimi i kontakteve diplomatike tregon se ekziston ende një përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti.
Katari synon fillimisht të rikthejë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e negociatave, pa qenë e nevojshme që palët të arrijnë menjëherë një marrëveshje përfundimtare.
Pengesa kryesore mbetet mospërputhja mes kërkesave amerikane për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes bërthamore dhe kërkesës së Iranit për lehtësim të sanksioneve dhe heqjen e bllokadës detare.
Ndërsa Uashingtoni vazhdon të mbajë të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, përpjekjet e Dohas synojnë të parandalojnë një përshkallëzim të ri dhe të krijojnë mundësinë për përfundimin e luftës përmes diplomacisë.
Top Channel