3 shtetas janë vënë nën pranga, njëri dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, tjetri ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe një tjetë është kapur duke drejtuar automjeton në gjendje të dehur.

Dh. P., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

D. R., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, për motive të dobëta.

E. Sh., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas u kap në lagjen “Pavarësia” Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel