Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonjës ka rivendosur kontrollet kundër koronavirusit, në një zonë të banuar prej 210,000 personash, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra deklaroi se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria – një zone bujqësore në perëndim të Barcelonës, që përfshin edhe qytetin Lledia. “ Po e hedhim këtë hap për të mbrojtur veten e për të kontrolluar shpërthimin” e koronavirusit, tha Torra.

Masat e izolimit nisin pasditen e sotme. Qytetarëve që nuk jetojnë në këtë zonë, do t`I lejohet largimi. Në Spanjë është raportuar për 400 infektime të reja dhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Vetëm në qytetin Lledia, janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus. Spanja në total shënon mbi 28 mijë vdekje nga Covid 19. Ky shtet ndërkohë I ka hapur kufijtë e tij me vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllimin të ringjallë turizmin.

Top Channel