Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara sidomos gjatë pasdites. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e rebesheve.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15ºC në 26ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por nuk përjashtohet mundësia për reshje shiu. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 24ºC dhe në zonat e ulëta nga 18ºC në 27ºC.

Top Channel