SHBA, qëllohet për vdekje një oficer policie në Ohio

05/07/2020 08:10

Një oficer policie i cili ishte duke iu përgjigjur një thirrjeje, u qëllua dhe u vra mëngjesin e hershëm të së shtunës në parkingun e një dyqani nga një burrë i dehur që mbante një birrë, njoftoi policia.

Oficeri i Toledos, Anthony Dia, u qëllua në gjoks menjëherë pas mesnate në parkingun e një depoje shtëpiake dhe më vonë u shpall i vdekur në spital, deklaroi shefi i policisë George Kral në një konferencë për shtyp.

Dëshmitarët i thanë policisë se burri qëlloi oficerin me një armë zjarri dhe më pas hyri në një zonë të pyllëzuar. Në një moment, oficerët dëgjuan një të shtënë me armë që vinte nga pylli, tha Kral. Sulmuesi, i përshkruar vetëm si një burrë i bardhë 57-vjeçar, u gjet i vdekur me një plagë të dukshme me armë zjarri në kokë rreth orës 03:15 të mëngjesit.

Dia la pas një grua dhe një fëmijë dyvjeçar, theskoi Kral.

Kryetari i bashkisë Wade Kapszukiewicz tha se ai ishte në spitalin e Toledos ku Dia u dërgua pasi u qëllua.

“Unë kurrë nuk do ta harroj momentin e largimit të oficerit Dia nga spitali me barelë, trupi i të cilit ishte mbështjellë me një flamur amerikan, i rrethuar nga rreth 30 oficerë të policisë së Toledos, duke përshëndetur dhe duke qarë”, tha kryebashkiaku.

Top Channel