Nëse Aubameyang nuk rinovon, Arsenali e ka gati pasuesin!

04/07/2020 19:15

E ardhmja e Aubameyang po mban në ankth drejtuesit dhe tifozët e Arsenal. Sulmuesi është në negociata me klubin për të rinovuar teksa për t’i paraprirë çdo vendim klubi po mendon edhe për pasuesin e tij.

Jeremie Boga ka tërhequr vëmendjen e topçinjve të cilët janë gati të nisin ofensivën nëse marrin lajme jo të mira nga bisedimet me Aubameyang. 23-vjeçari ka shënuar 10 gola këtë sezon me Sassuolon të cilët për kartonin e lojtarit pretendojnë të paktën 30 milionë euro.

Top Channel