Ghislaine Maxwell/ Bashkëpunëtorja aristokrate e pedofilit vendoset në mbikqyrje vetëvrasjeje në burg

04/07/2020 16:31

Ghislaine Maxwell, partnerja e ngushtë aristokrate e famëkeqit Geffrey Epstein është vendosur në mbikqyrje vetëvrasjeje në burgun e Merrimack në SHBA, pas arrestimit për trafik seksual vajzash të mitura.

Miqtë e saj tregojnë se ajo kishte rreth 20 milionë euro në bankë, teksa ka kaluar muajt e fundit pa dalë nga shtëpia e saj me vlerë 1 milionë euro, duke gatuar, duke lexuar e duke u stërvitur.

Tashmë 58 vjeçarja Maxwell, po ruhet nga afër prej dyshimeve se mos pëson të njëjtin fat me bashkëpunëtorin e saj Epstein, “vetëvrasja” e të cilit në burg pak pas arrestimit pati shumë dyshime.

Një zëdhënës i burgut tha: “Duke parë se si shkoi me Jeffrey Epstein të gjithë duan të sigurohen që të mos ndodhë e njëjta gjë edhe me Ghislaine Maxwell. Siguria e saj është prioritet”.

Maxwell përballet me 35 vjet burg për joshje të minoreneve për rrjetin e trafikimit seksual të Epstein si dhe për dëshmi të rreme.
Epstein vdiq në qelinë e tij në burgun e Manhattan në gusht pas arrestimit për trafik seksual të minorenëve.

Autopsia zbuloi se financieri kishte shumë kocka të thyera në qafë, që zakonisht lidhen me mbytjen. Por mjekja ligjore Dr Barbara Sampson tha se vdekja u vendosur se ishte vetëvrasje “pas një rishikimi të kujdesshëm të çështjes.

Top Channel