Karnavalet në Korçë/ Festa ndryshe për shkak të pandemisë

04/07/2020 15:32

Ka shumë histori në rrugicat e Korçës, mes të cilave edhe karnavalet, të cilat janë rikthyer sot në këtë qytet me maska kostume shumëngjyrëshe, për të rikthyer gjallërinë që aq shumë ka munguar këto kohë.

Karnavalet e Korçës këtë vit erdhën ndryshe, të shpërndara në gjithë qytetin në sheshe e rrugë për ta gjallëruar gjithë Korçën e për të shmangur grumbullimet.

Në rrugicat e kalldrëmta ku ze fill kjo festë popullore e ku karnavalet marrin një domethënie tjetër, në pazar, rrugë e sheshe Korça u kthye e gjitha në një qytet me festën e karnavaleve dhe emocione ndryshe.

Festa simbol e Korçës për qytetarët ishte ndryshe. Ata nuk mundën të mblidhen të gjithë bashkë e të festojnë por u bënë përsëri pjesë e saj përmes fotove e kostumeve të tyre sidomos për vogëlushët të cilët më shumë se kushdo i gëzohen kësaj feste. /Dhorjela Cule/

Top Channel