Emergjenca Covid-19/ Irani merr vendimin! Kush s`mban maskë, do të…

04/07/2020 15:55

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore dhe vendet e punës, të cilat nuk respektojnë protokollet shëndetësore, do të mbyllen për një javë.

Rohani i bëri këto komente teksa paraqiti hapat e reja për luftën kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

“Mosmbajtja e maskës përbën shkelje të të drejtave të njerëzve të tjerë”, the kreu i republikës islamike. Numri i të vdekurve në Iran ka arritur në 11,400, ndërsa ai i infektimeve është gati 238 mijë. Mendohet megjithatë se shifrat reale të rasteve janë edhe më të larta se kaq. Vendosja e maskës në Iran do të bëhet e detyrueshme prej 5 korrikut, njoftoi Rohani, një masë kjo e nxitur nga shtimi i beftë i infektimeve.

“Punonjësit qeveritarë që nuk do të ofrojnë shërbime për njerëzit që nuk kanë maska dhe punëtorët që nuk respektojnë këto rekomandime, do të dërgohen në shtëpi”, deklaroi presidenti Iranian.

Top Channel