Libri i ri thotë se Bill Clinton ishte në një lidhje me trafikanten e minoreneve Maxwell

04/07/2020 19:56

Një libër i ri me titull “Vdekje e leverdisshme: Rënia misterioze e Jeffrey Epstein,” nga autorët Alana Goodman e Daniel Halper, thotë se ish-presidenti amerikan Bill Clinton kishte marredhënie intime me Ghislaine Maxwell, e cila u arrestua dje si bashkë-autore në krimet seksuale të Jeffrey Epstein.

Burimet e intervistuara thonin se marredhënia e Clinton me Maxwell ishte arsyeja kryesore e përfshirjes së tij me Epstein, dhe shton se ai nuk ishte i përfshirë në krimet që ndodhën në shtëpitë e Epstein.

Gjithsesi Clinton ishte i përfshirë me të dy ata dhe ka prova që sugjerojnë se Clinton ka qenë prezent gjatë abuzimeve që kanë ndodhur në ishullin privat, edhe pse ai nuk është identifikuar saktësisht nga ndonjë prej viktimave.

Maxwell thotë në dokumentet mbi aktivitetin e Epstein në 2009 se ka marrë pjesë në eventin e bamirësisë Clinton Global Initiative në hotelin Sheraton Hotel në New York City.

Disa muaj më vonë Maxwell mori pjesë në martesën e vajzës së Clinton Chelsea.

Gazetarja Conchita Sarnoff shkruan në librin e saj ‘TrafficKing’ se ironikisht Maxwell ka marrë dokumentat e gjyqit për abuzimet e saj, pikërisht gjatë eventit të bamirësisë së Clinton kundër trafikut njerëzor.

“Gjithsesi asokohe ajo nuk doli asnjëherë në gjyq, pasi tha se ishte kthyer në Angli për t’u kujdesur për nënën e sëmurë.

Maxwell ishte pas pak kohësh përsëri në New York, por meqënëse ishte qytetare britanike dhe aristokrate e fuqishme, autoritetet nuk kishin çfarë të bënin. (Themindunleashed)

Top Channel