“100 mln euro në vit për fermerët”/ Premtimet e kreut të PD me fermerët në Pogradec

05/07/2020 12:21

Kryetari PD Lulzim Basha u përball në Pogradec me shqetësimet e fermerëve që lidhen me çmimin e lartë të naftës.

Lulzim Basha shpalosi planin që ka PD për të lehtësuar dhe shtuar prodhimin dhe mos lejuar që produktet të përfundojnë në kanal.

“Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t’u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit. Këtë në fakt e bëjnë dhe sot fqinjët tanë, Kosova dhe Maqedonia”.

Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta theksoi zoti Basha, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.

Top Channel