S’ishte dakord me penalltinë/ Lojtari i Adës së Velipojës godet arbitrin, arrestohet 29-vjeçari

05/07/2020 12:14
Ilustrim

Një sherr ka ndodhur gjatë ndeshjes Gramshi- Ada ku futbollisti i ekipit mik ka goditur arbitrin, pasi ky i fundit akordoi një penallti në favor të ekipit pritës.

Bëhet fjalë për arbitrin B.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë është arrestuan në flagrancë shtetasi V. P., 29 dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë”

Goditi për shak të detyrës arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel