Rrihte burrin me çekiç e kanaçe ushqimesh, gruas i refuzohet lirimi i parakohshëm

03/07/2020 18:12

Një gruaje të burgosur për dhunë të vazhdueshme fizike ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e rrihte mes të tjerash me çekiç dhe kanaçe ushqimesh, i është refuzuar lirimi i parakohshëm në Britani.

56 vjeçarja Tracy Hannington, është burgosur për dy vjet pas sulmeve mizore ndaj të shoqit me çekic e thika, si dhe për goditje në fytyrë me fshesë me korent.

Por asaj iu mohua lirimi i parakohshëm nga burgu Send në Surrey, prej mungesës së rrethanave lehtësuese.

Ish bashkëshorti i saj, 56 vjeçari Tony, thotë: “Ende kam ëndërra të këqija për kohën me Tracy. Unë shpresoja që burgu t’i bënte të kuptonte se sa keq ishte sjellë me mua, por nuk më habit fakti që iu refuzua lirimi pasi Tracy nuk tregon pendesë për veprimet e saj. Ajo grua është një monstër dhe e aftë për çdo gjë. Ajo nuk rehabilitohet, jam i tmerruar se kur të dalë nga burgu do të vijë të më rrahë përsëri. Unë dua të vazhdoj me jetën time por kur dëgjoj këto lajme bllokohem. Tracy nuk meriton të lirohet nga burgu derisa të kërkojë falje.”

Tony e Tracy u martuan në qershor 2013, gjashtë muaj pasi ishin njohur.

Por më pak se një vit më vonë, Tracy – e cila ka dy vajza nga një marrdhënie e mëparshme – nisi të abuzonte me të për çdo ‘gabim’ që mendonte se ai bënte.

Hannington abuzonte me Tony me pretekste xhelozie prej disa vjetësh.

Në një prej sulmeve ajo e kërcënonte me thikën në fyt, duke i thënë: “Dua të ta ngul këtë tani”. Ajo gjithashtu e qëllonte me ornamente shtëpiake, i ka thyer një dhëmb me grusht dhe e ka goditur me çekiç.

Hannington e godiste burrin gjithashtu me filxhana çaji dhe kanaçe fasulesh të konservuara.
Toni tashmë vuan nga stresi post-traumatik.

FOTO GALERI
1/6
Tracy Hannington iu mohua lirimi i parakohshëm nga burgu Send në Britani

Top Channel