Kultivuan kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë, një i tretë në kërkim

04/07/2020 09:47

VLORË- Dy persona janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

• Është arrestuar shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.

• Është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.

• Është arrestuar shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Njoftimi i policisë:

Evidentohen dhe goditen tre raste të tjera të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drashovicë.

Vihen në pranga dy shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis në tre vende të ndryshme në fshatin Drashovicë të Selenicës.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

• Është arrestuar shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.

• Është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.

• Është arrestuar shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel