Berat/ Dhunonte fizikisht bashkëshorten, policia arreston 40-vjeçarin

04/07/2020 13:04

Një 40-vjeçar i cili në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes është arrestuar nga policia e Beratit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.K., 46 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases E.K., 40 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel