Një 73-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në Durrës pasi është mbytur në det.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 19:12 minuta tek Shkëmbi i Kavajës.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës,  shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel