Doli nga shtëpia përgjumësh, përplasja e sikletshme e stilistes me komshiun

03/07/2020 20:28

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar stilistja Stela Sallaku. Periudha e karantinës ndryshoi për një periudhë dhe stilin tonë të veshjes, nga një stil serioz, vendin përkohësisht e morën pizhamet e gjumit.

Pikërisht me këtë aksesor stilistja kishte kaluar një episod interesant. Ajo thotë se një mëngjes, ende e përgjumur kishte zbritur në rrugë e veshur me pizhame fare të shkurtra, ndërsa një banor i lagjes e kishte parë paksa çuditshëm.

“Një nga këto ditët e karantinës kisha lidhur flokët në majë të kokës, siç ndodh normalisht bëra kafen në mëngjes. Me tuta të shkurtra fare për gjumë kanotjeren dhe u kujtova që nuk kisha qumësht. Okay, marr çelësat e makinës dhe zbres poshtë siç isha. Më pa njëherë komshiu kështu dhe thash epo mirë kushedi se çfarë ka ky. Hipi në makinë dhe i them vetes, si lehtë më duket vetja kështu, kur pash veten unë isha… Isha aq përgjumësh ora tetë e gjysmë e mëngjesit”,u shpreh Stela.

Top Channel