Rritja e infektimeve, Manastirliu apel të rinjve: Në spital ka edhe sa mosha juaj, kontribuoni për ta frenuar Covid-19

04/07/2020 09:17

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë apel qytetarëve që të bëhen të kujdesshëm për të frenuar Covid-19.

Më tej ministrja Manastirliu shkruan se në spitalin Infektiv ka të shtruar edhe të rinj.

Sipas saj, shumë të rinj sot me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit.

Statusi i Manastirliut:

“?#COVID19
‼️Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!

? Vendose maskën??
↔️ Ruaj distancën
? Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët ?#COVID19?”, shkruan ministrja.

Top Channel