Dy bashkëpunime në një, Kida dhe Mozzik na surprizuan të gjithëve

03/07/2020 18:28

Pritej me padurim publikimi i projektit të ri të yjeve të muzikës shqiptare Kida dhe Mozzik.

Kanë kaluar rreth 4 vite që nga bashkëpunimi i tyre i fundit “Premtimet”, dhe kishte ardhur koha për një tjetër hit nga dyshja e famshme.

Teksa të gjithë prisnin lançimin e prurjes më të re të tyre, “Paranoja”, këngëtarët i kanë surprizuar të gjithë me publikimin e 2 këngëve.

“Paranoja” dhe “Pishmon” janë 2 bashkëpunimet e tyre të vendosura në një klip të vetëm. Kida dhe Mozzik erdhën me 6 minuta klip të “PP” që në vetëm 24 orët e para ka kaluar mbi 1.5 milion klikime në YouTube.

Pritet të shihet nëse prurjet e tyre do të votohen nga publiku për t’u bërë pjesë e listës së 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare të Top Awards. Megjithatë, ata nuk kanë munguar asnjëherë në The Top List.

Top Channel