Ish-sportisti arrin peshën 300 kg/ Doktorët i thonë të dobësohet ose do të vdesë

03/07/2020 18:47

Një ish-bodybuilder që tashmë peshon 300 kg po bën një tentativë të dëshpëruar për t’u dobësuar pasi doktorët i thanë se nëse nuk humbet në peshë do të vdesë.

49 britanik Mark Sehman ka qenë me peshë normale kur merrej me sport por ai ka pasur shpesh probleme me shëndoshjen dhe tashmë konsiderohet super-obez.

Mark ka një numër problemesh shëndetësore dhe përdor një karrocë elektrike për të lëvizur dhe një makineri për të marrë frymë natën.

Ai thotë: “Është një situatë e dëshpëruar. Doktorët thonë se mund të vdes në çdo moment, ndoshta para Krishtlindjeve. Jam me apnea gjumi, që do të thotë se nuk marr dot frymë kur fle. përdor një makineri për këtë. Për të kryer një operacion gastrik duhet të humbas të paktën 100 kg”.

Në të kaluarën Mark arrinte shpesh të humbiste në peshë me anë të dietave dhe regjimeve të stërvitjes, por gjithmonë e vinte përsëri.

“Jam 1.90 i gjatë dhe normalisht peshoja rreth 100 kg, por gjithmonë e kam pasur problem peshën, edhe kur kam qenë i ri. Në vitin 2008, isha 180 kg, pas kësaj humba në peshë por e rifitova përsëri.”

Tashmë ai ka nisur një dietë të shëndetshme dhe shpreson të arrijë objektivin e tij: “Kam një rrugë të gjatë përpara dhe e di që do të jetë e vështirë”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/3
Doktorët i thanë Mark Sehman se nëse nuk humbet në peshë do të vdesë.

Top Channel