Zbulohet vrima e zezë rekord: Gllabëron një diell në ditë!

03/07/2020 19:56

Një studim i publikuar në revistën Monthly Notices të shoqatës mbretërore të astronomëve në Universitetin Kombëtar Australian, tregoi se është zbuluar vrima e zezë që thyen rekordet.

Ajo është 8 mijë herë më e madhe se simotra e gjendur në Rrugën e Qumështit, me një masë 34 miliardë herë sa të yllit tonë dhe në gjendje të gllabërojë një “diell” në ditë! Shkencëtarët e kanë studiuar prej kohësh ndikimin e vrimave te zeza tek hapësira që i rrethon.

Forca e tyre e rëndesës tjetërson kohën e hapësirën në një mënyrë që tani vërtetohet, ashtu siç e kishte parashikuar Albert Ajnshtajni.

Por vrimat e zeza kanë qenë të padukshme për ta deri vonë. Vetëm prillin e 2019 u realizua fotoja e parë e qartë e një vrime të zezë. Mendohet gjerësisht se një e tillë krijohet në fundin e jetës së yjeve, ylli shpërbëhet brenda vetes dhe krijon një objekt me dendësi të lartë.

Vrima e zezë masive që ndodhet në galaktikën tonë është thuajse aq e madhe sa orbita e Mërkurit, me masë disa miliona herë më të madhe se ajo e Diellit.

Top Channel