Shijak – Një 34-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për plagosjen e një personi me armë zjarri pranë stadiumit të Shijakut, ngjarje kjo e ndodhur më 30 maj të këtij viti.

I arrestuari është Alvaro Jashari, i datëlindjes 34 vjec, banues në Shijak, , sepse  në orën  20:45 të datës 30 maj, tek stadiumi në Shijak, për motive të  dobëta, ka plagosur me armë zjarri “Pistoletë”, në këmbë shtetasin Enri  Isai, 28 vjec, banues në Koxhas, Shijak, , i cili  ndodhet ne Spitalin e Tiranë,  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stadiumi”.

Operacioni nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut.

Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie.

U vu në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020.

34-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stadiumi”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi:

A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E. I., 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.

Top Channel