SHBA feston Ditën e Pavarësisë, Yuri Kim: Amerikanët dhe shqiptarët të bashkuar si gjithmonë…

04/07/2020 09:38

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim,  me anë të një mesazhi bër publik në mediat sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së se, ku ndër të tjera shprehet se pavarësisht se qëndrojmë të distancuar fizikisht, “amerikanët dhe shqiptarët janë afër dhe të bashkuar si gjithmonë”.

“Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrojtja e lirisë sonë, pavarësisë sonë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen”, shton Kim në mesazhin e saj.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim tha përmes një video-mesazhi në Facebook, se ky 4 korrik do jetë ndryshe nga të tjerët.

”Festimi i ditës së pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë, po përballemi me një pandemi e cila nuk na ka lënë të mblidhemi nën një çati, për të festuar ditëlinndjen e 244-ët. Ndërsa duhet të qëndrojmë të distancuar fizikisht, ne , amerikanët dhe shqiptarët jemi jemi po aq afër dhe të bashkuar si gjithmonë. Mbetemi të lidhur nga dashuria dhe mbrotja e lirsë sonë, e pavarësisë sonë, dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kim.

Top Channel