Alarmi për klimën/ Gushti 2026 regjistrohet si muaji më i nxehtë në histori, El Niño pritet të rrisë më tej temperaturat 10/09 08:44
Dy punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë pezulluar nga detyra pasi u filmuan duke kryer marrëdhënie seksuale, brenda automjetit zyrtar të OKB-së.
Ngjarja ka ndodhur në Izrael disa ditë më parë. Në pamjet e bëra virale shikohet një prej punonjësve të OKB-së teksa qëndronte në pjesën e pasme të fuoristradës nën shoqërinë e një femre, ndërsa kolegu i tij qëndronte në vendin e shoferit.
Vlen për t’u theksuar fakti se gruaja nuk është punonjëse e Kombeve të Bashkuara. Në një konferencë për medait zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njoftoi pezullimin nga detyra të dy punonjësve duke shtuar se ky akt i tyre është i dënueshëm dhe shkelje e hapur e etikës.
Top Channel