“Ne shpirtin dhe zemrën e kemi të pastër, ju të zezë”, Lamallari i përgjigjet Klevis Balliut: Je delirant se të thonë bukurosh 04/06 12:36
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka uruar 4 Korrikun, festën e pavarësisë së ShBA-ve.
Sipas Kryediplomatit Cakaj, kjo nuk është vetëm data historike e pavarësisë së ShBA-ve, por burim frymëzimi për liri, drejtësi dhe barazi.
“Shqiptarët janë të bekuar e pafundësisht mirënjohës për mbështetjen e pakursyer të ShBA-ve, në përpjekjet e tyre për zhvillim e demokraci.”- shtoi në reagimin e tij Cakaj.
Gjithashtu, Ministri në detyrë Cakaj u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë pika orientuese politike, diplomatike e vlerore e Shqipërisë.
Top Channel