E mërkurë, 03 Qershor 2020
17:48
VIDEO/ “Përgjegjës për krizën”, Basha: Subvencionet e AZHBR-së, në dispozicion të klientëve të Ramës

“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë”, shkroi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak minuta më parë në Facebook.

17:41
Foto/ Pronari e kishte lënë qenin mbyllur në makinë, qytetarët thyejnë xhamin dhe shpëtojnë kafshën

Disa qytetarë në Britaninë e Madhe shkatërruan xhamin e prapmë të një makine, pasi një qen kishte më shumë se 30 minuta që ndodhej brenda automjetit të mbyllur dhe rrezikonte që të ngordhte nga temperaturat e larta.

17:27
FOTO/ Edhe në Britani po zhvillohen protesta për vdekjen e Floyd, mijëra njerëz mbushin rrugët e Londrës

Përpos protestave në SHBA, të cilat kanë disa ditë që po zhvillohen pas vdekjes së George Floyd, së fundmi dhe Britania e Madhe me në krye Londrën ka zhvilluar tubime masive në nderim të 46-vjeçarit. Mijëra qytetarë përfshirë dhe këngëtarin Liam Payne dhe aktorin John Boyega u panë sot në rrugët kryesore të kryeqytetit anglez.

17:23
SHBA-ja në protestë, përfshihen edhe grupe ekstremiste!

Mes protestave të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara mbi vdekjen e George Floyd-it ndërsa mbahej nga policia, zyrtarët e shtetit kanë fajësuar provokatorë të jashtëm ekstremistë, duke thënë se ata përzihen me protestuesit e ligjshëm për të nxitur dhunën.

17:19
Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut/ 101 raste në 24 orë

Shifrat e fundit, siç thonë mediat vendase, praktikisht e kthejnë Maqedoninë e Veriut në situatën që shënonte me koronavirusin në fillim të prillit.

17:14
Trazirat në Uashington; Burri fut në shtëpi 75 protestues që të mos kapeshin nga policia

Një burrë në qytetin e Uashington u hapi derën e shtëpisë dje dhjetra protestuesve që ishin rrethuar nga policia, pas nisjes së shtetrrethimit dhe mesymjes së policisë në kryeqytetin e SHBA.

17:13
Vucic për dialogun: Të shohim si do sillet qeveria e re

Serbia humb një milion euro në ditë për shkak të masave tregtare të Prishtinës, tha presidenti serb, Aleksandar Vucic teksa shtoi se “do të shohim se çfarë do të bëjë qeveria e re e Prishtinës, nëse do t’i heqë apo jo këto masa”.

17:13
PD kërkon dorëheqjen e Besa Shahinit, Vokshi: Shkarkimi i vonuar nuk është zgjidhje

Ish deputetja e Partisë Demokratike nëpërmjet një statusi ka mbështetur protestën e disa të rinjve të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

17:08
Shokon presidenti brazilian: Më vjen keq për viktimat, por një ditë do vdesim të gjithë!

“Më vjen keq për viktimat e Covid-19, por një ditë, të gjithë do të vdesim”- presidenti brazilian, Jair Bolsonaro tronditi me deklaratën e tij të fundit, të bërë përpara një grupi përkrahësish.

17:05
Rikthehet ndotja e ajrit në Kinë! Shkencëtarët paralajmërojnë: Është radha e Evropës!

Qielli i pastër ishte një anë e mirë e pandemisë, por të dhënat e fundit tregojnë se cilësia e tij është duke u përkeqësuar sërish me fundin e masave izoluese nëpër botë.

17:05
Abuzimi seksual me 15-vjeçaren/ Pezullohet drejtori i shkollës

Një ngjarje shokuese tronditi opinionin publik pak ditë më parë ku u bë më dije se një 15 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga roja i shkollës 65 vjeç dhe ishte filmuar.

16:54
Udhëtimet jashtë vendit/ Gjermania shfuqizon paralajmërimet

Gjermania do të shfuqizojë paralajmërimet e saj për udhëtimin në vendet evropiane duke filluar nga 15 qershori, ndërsa kontinenti vazhdon të rihapet.

16:47
Cikloni kërcënon Indinë! Evakuohen edhe pacientët me Covid-19

Një ciklon i nisur nga Deti Arabik ka goditur brigjet perëndimore të Indisë, pasi u intensifikua, ndërsa po i afrohej qytetit të shumëpopulluar të Mumbait.

16:42
Rihapen Maldivet! Turistët me certifikatë mjekësore

Edhe Maldivet po rihapen për vizitorët, por nëse nuk keni një super jaht apo një avion privat me të cilin të mbërrini në destinacionin në Oqeanin Indian, duhet të presësh edhe për disa javë.

16:38
Pandemia “bllokon” Woody Allen-in: Mund të heq dorë nga filmat…

Gjithë fajin e ka Covid-19. Mbyllja e kinemave, produksionet kinematografike të bllokuara, kriza e kinemasë…

16:37
​Incident gjatë konferencës së presidentit Thaçi

Derisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi po mbante konferencë për medie një grup qytetarësh ka vazhduar brohoritjet, duke e quajtur të parin e shtetit si “hajn”.

16:29
Frymëzim nga George Floyd; Shpërthen dhuna në Paris për vrasjen e të riut me ngjyrë nga policia në 2016

Rreth 20,000 protestues kanë demonstruar dhunshëm mbrëmë në Paris në kujtim të vrasjes në 2016 të një të riu me ngjyrë në duart e policisë franceze, teksa sloganet e pankartat reflektonin protestat për vrasjen e George Floyd në SHBA.

16:29
Afrikë e Jugut: Masat e izolimit, “jo kushtetuese” dhe “të pavlefshme”

Një gjykatë afrikano-jugore ka vendosur se disa rregulla të izolimit, të vendosura nga qeveria, ishin jo kushtetuese dhe të pavlefshme.

16:29
Investigimi i Top Story për trafikimin e qenieve njerëzore/ Pezullohen nga puna zyrtarët e lartë të policisë

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Policisë së Shtetit ndaj skandaleve që u publikuan në emisionin Top Story mbi trafikun e arabëve në Shqipëri.

16:24
U pyet për Trump, Trudeau bën një pauzë epike…

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, u duk sikur e humbi aftësinë e të folurit të martën, pasi bëri një pauzë prej 20 sekondash kur u pyet se çfarë mendonte për kërcënimin për mobilizim të ushtrisë kundër protestave të dhunshme në SHBA.

16:01
Në 24 orë policia arreston 15 persona, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim (Detajet)

Gjatë 24 orëve të fundit policia ka vënë në pranga 15 shtetas për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim, si edhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë.

15:57
BE-ja uron votimin e qeverisë Hoti duke theksuar rëndësinë e dialogut me Serbinë

Bashkimi Evropian ka uruar votimin e qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, duke thënë se mezi pret të bashkëpunojë në përparimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

15:50
Përgjigjja e tamponëve doli negative/ Njësia e Shëndetit Publik ndalon ndeshjen Bylis-Tirana

Njësia e Shëndetit Publik në Mallakastër nuk lejon zhvillimin e ndeshjes Bylis-Tirana pavarësisht se përgjigjja e tamponëve ka dalë negative.

15:46
Nuk janë binjake, por nënë dhe bijë/ 10 raste të pabesueshme, po ju i dalloni? (FOTOT)

Duken si binjake, por në fakt janë të gjitha nënë dhe bijë.

15:33
Trafiku i arabëve/ Investigimi i “Top Story” zbulon skandalin

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Policisë se Shtetit ndaj skandaleve që u publikuan ne emisionin “Top Story” mbi trafikun e arabeve ne Shqipëri.

15:28
Vjosa Osmani del hapur kunder qeverisë së re që drejtohet nga partia e saj

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani, duke folur për refuzimin e saj që të drejtojë seancën në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

15:25
Ky është shteti që regjistroi 11 tërmete për 24 orë

Brenda 24 orëve, disa tërmete goditën “Parkun Kombëtar Yellowstone” të Montanas në SHBA, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten më 29 maj.

15:19
Zbardhet skema/ Durrës, kapet poseduesi i 38 kg heroine të sekuestruar para 2 javësh (Policia jep detajet)

Policia e Durrësit ka zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trafikim narkotikësh dhe ka vënë nën pranga organizatorin dhe njëherazi edhe poseduesin e 38 kg heroine.

15:10
Qeveria miraton fondin, merr 4 vendime për Rindërtimin! Ahmetaj: Nis programi i granteve me Shijakun

Qeveria ka miratuar sot katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione banesash, pallatesh e shkollash të dala jashtë funksionit.

15:03
Kush është vajza e famshme që shkoi pa reçipeta në protestë (FOTO)

Prej disa ditësh, në SHBA kanë nisur protesta të fuqishme pas vrasjes së një afro-amerikani.

14:50
Zbulimi i shkencëtarëve: Ajri më i pastër në të gjithë globin …

Shkencëtarët besojnë se kanë identifikuar ajrin më të pastër në botë, pa pjesëzat e ndotura të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor dhe ai gjendet mbi oqeanin jugor, që rrethon Antraktidën.

14:47
Dhunuan të miturin tek Liqeni Artificial, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për policët

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedim penal për të evidentuar veprimet e dhunshme të kryera nga punonjësit e policisë së shtetit, për rastin e të miturit S.Ç.

14:46
Jennifer Aniston nxjerr në shitje portretin e saj nudo për të mbledhur para për…

Aktorja e famshme Jennifer Aniston do të nxjerrë në ankand portretin e saj nudo të realizuar në vitin 1995.

14:36
Korçë/ Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe arrestohet autori

Korçë- Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës këtë të mërkurë, ku një makinë ka goditur për vdekje një kalimtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

14:22
Befasojnë shkencëtarët: Zbulohet ushqimi i fundit i dinozaurit 110 milionë-vjeçar

110 milionë vite më parë, pasi kishte konsumuar vaktin e fundit, një dinozaur u mumifikua. 110 milionë vite më pas, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se çfarë ka ngrënë për herë të fundit.

14:20
10 fustanet ikonike të Princeshës që trazoi familjen Mbretërore (FOTO)

Princeshë Diana la gjurmë të mëdha në historinë e modës dhe mund të vlerësohet lehtësisht si një nga ikonat më me ndikim.

14:16
FOTO/ 6 fëmijët e yjeve që janë kopje si…

Prania e një babai në jetën e një fëmije formon me të vërtetë besimin e tyre dhe zhvillimin e përgjithshëm.

14:08
Interi dëshiron të luajë i pari, Juve dhe Milan thonë “jo”, nis lufta në distancë!

Futbolli në Itali ende nuk ka rinisur pas pandemisë por që tani klubet e mëdha kanë nisur luftën në distancë me njëra-tjetrën.

14:06
Tentuan të grabisin me armë karburantin në Durrës, kapen në Krujë dy të shpallurit në kërkim

KRUJË – Dy grabitës janë arrestuar në qytetin e Krujës, pasi në vitin 2019  kanë tentuar të vjedhin me armë në një karburant në lagjen nr. 13, Durrës, por ngjarja është parandaluar nga shërbimet e Policisë.

14:04
Qeveria e re në Kosovë, reagon Richard Grenell: Mezi pres të rifillojë dialogun me Serbinë

Richard Grenell ka përshëndetur qeverinë e re të Kosovës duke thënë se mezi pret që të rifillojë dialogun me Serbinë.

14:03
Testohet ibuprofeni, a është efikas ndaj koronavirusit?

Shkencëtarët po provojnë nëse ibuprofeni mund të ndihmojë pacientët e shtruar në spital me koronavirus.

13:58
Vrasja e njeriut me ngjyrë, Nju Jork-u del jashtë kontrollit (FOTO)

Në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar protestat për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, në Mineapolis, ndërsa shumë shtete kanë vendosur masën e shtetrrethimit për të parandaluar trazirat, dhunën dhe plaçkitjet.

13:53
Koronavirusi në Evropë, shqetësime në Francë dhe Gjermani

Bilanci i përditshëm i viktimave të koronavirusit në Francë është ngritur sërish në mbi 100, për të parën herë në 13 ditë.

13:52
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me Qeverinë Hoti

Ambasada amerikane në vendin tonë përmes një postimi në rrejte sociale, ka reaguar pas votimit të Qeverisë Hoti.

13:44
Thaçi: Përgëzoj deputetët për votimin, suksese qeverisë së re në Kosovë

Ditën e sotme, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 pro kanë zgjedhur qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

13:44
6 mënyrat se si Rita Ora po përballon distancimin social

Në intervistat e përjavshme të “Vogue” me personazhe të famshëm, kohët e fundit është folur vetëm për pandeminë, distancimin social dhe shëndetin mendor.

13:40
Nis ndërtimi i aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet deri tek Ura në Qeha

Pas përfundimit me sukses të projektit për rehabilitimin e fshatit “Qeha” në Petrelë dhe sistemimit të rrugëve të brendshme, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet, deri tek Ura në Qeha.

13:39
Përdhunimi i 15 vjeçares në shkollë/ Të rinjtë demokratë protestë tek Ministria e Arsimit. Kërkohet dorëheqja e Besa Shahinit.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike kërkoi dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Besa Shahini,  për ngjarjen monstruoze të përdhunimit dhe keqtrajtimit më pas të një vajze nga roja i shkollës. 

13:38
Emergjenca Covid-19/ Pendohet Suedia, duhej të kishim marrë masa…

Kryeepidemiologu suedez, njeriu që ka hartuar strategjinë e vendit për mos vendosjen e njerëzve nën izolim gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e virusit.

13:33
Ikën Grenell… I jep lamtumirën Gjermanisë

Postin e ambsadorit të SHBA-së në Gjermani Richard Grenell përkohësisht e ka marrë tani zëvendësambasadorja Robin Quinville, njoftoi një zëdhënës i ambasadës së SHBA-së në Berlin.

13:30
Fotot/ Kërcënoi se do të vriste policët që do e shoqëronin, ky është Roland Kryemadhi që u arrestua në Kamëz

KAMËZ-  Ky që shihni në foton e mësipërme të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, është Roland Kryemadhi i cili dyshohet të jetë ekstremist.

13:19
Kosovë/ Kuvendi miraton qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 61 vota për qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

13:15
Thirri kreun e PD-së ‘Luli Basha’, ambasadorja e SHBA-së reagon pas polemikave: E pakuptimtë, e thirra në atë emër sepse…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim me anë të një reagimi të bërë në Twitter, ka folur rreth mënyrës së si ajo thirri kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një mbledhje që kishte me të pak ditë më parë për Reformën Zgjedhore.

13:13
Të dënuar për vjedhje, vrasje dhe prodhim të narkotikëve/ 4 të targetuarit e radhës nga OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

13:09
Hoti: Luftimi i pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, prioritete të qeverisë së re

I mandatuari për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar planin e tij qeverisës në nisje të seancës së Kuvendit të Kosovës.

13:07
Moderatori përlotet live për vdekjen e George Floyd

Ishte një mbrëmje jo si ato të zakonshmet ajo e “The Late Late Show” të martën në SHBA

13:05
​Selimi: Qeveria në ardhje nuk është e Hotit por e Thaçit!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, tha se kjo qeveri që po tentohet të bëhet nuk është as legale as legjitime.

13:01
Presidenti Meta nuk jep pëlqimin për miratimin e projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”

Kuvendi i Shqipërisë me anë të një kërkese drejtuar Presidentit Ilir Meta, kërkoi miratimin e projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”. Ndërkohë sot Presidenca ka kthyer përgjigje duke mos e dhënë pëlqimin e saj për projektiligjin në fjalë.

12:59
Gjobiten me 2 milion lekë dy kompani për shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë

Policia e Vlorës në bashkëpunim me IKMT pas kontrollit të 3 subjekteve që merren me shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë kanë konstatuar se njëra prej tyre ishte duke punuar në shkelje.

12:56
Veseli: Qeveria e re do të jetë vazhdim i mashtrimit të qytetarëve nga VV e LDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë seancën e sotme se Vetëvendosje dhe LDK i mashtruan qytetarët e Kosovës duke ju ofruar shpresë e në anën tjetër për 100 ditë qeverisje degraduan çdo të arritur të shtetit në 20 vite liri duke shkaktuar rrezik nacional për vendin.

12:54
(Emrat) Hoti prezanton emrat e qeverisë së re të Kosovës, 4 zv.kryeministra dhe 16 ministra

Në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur për votimin e qeverisë së re, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka paraqitur kabinetin e tij qeverisës.

12:52
Hoti: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi është interes jetik për Kosovën

I mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti gjatë prezantimit të programit qeverisës në Kuvend, theksoi se sa i përket dialogut me Serbinë, beson që dialogun në mes të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve është interes jetik i Kosovës.

12:41
Tragjedia në minierë/ Nxirren pas shumë orësh trupat e pajetë në Artanë

Trupat e pajetë të dy minatorëve kosovarë, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi, u nxorën mbrëmjen e djeshme, pas mesnate nga miniera e Artanës.

12:39
‘Zgjedhorja’/ Përfundon takimi me ambasadorët, përfaqësuesit politik shkojnë në selitë përkatëse për konsultim me Bashën e Ramën

Takimi i ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, me përfaqësuesit e palëve politike për Reformën Zgjedhore ka marrë një tjetër rrjedhë.

12:37
E moshuara debitore energjie/ Elbasan, paratë mezi i dalin për ushqim dhe mjekime

Prej 13 vitesh Bide Muzhaqi është e izoluar në këtë shtrat në shtëpinë e saj në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

12:35
Artisja më e klikuar në Youtube në botë “e tepron” me videoklipin e ri!

Talenti, bashkëpunimet e suksesshme dhe videoklipet unike janë ato që i kanë dhuruar bukuroshes Natti Natasha titullin “Artistja më e klikuar në Youtube”, në të gjithë botën.

12:33
Aksident në autostradë Levan-Tepelenë, makina përplas motorçiklistin

Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, ku një automjet është përplasur me një motorçikletë, e si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës.

12:32
Kanosi dhe i dëmtoi makinën policit, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

POGRADEC-  Një person ka rënë në pranga pasi akuzohet se për shkak të detyrës ka kanosur një punonjës policie, si dhe i ka dëmtuar makinën me sende të forta.

12:26
I publikoi videon me pistoletë në dorë/ Ardi Veliu paditet nga nëna e djalit të dhunuar nga policia

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është paditur në Gjykatën e Tiranës, nga Zaida Çobo, e ëma e djalit të mitur i cili u dhunua disa ditë më parë nga policia në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet.

12:23
Video/ Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit të Kosovës

Teksa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, dhjetëra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit, duke brohoritur “Duam zgjedhje” e “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.

12:11
Ribashkim mes Bella Hadid dhe The Weeknd?!

Mësohet se Bella Hadid dhe The Weeknd kanë nisur të flasin sërish.

12:09
Digitalb dhe policia në aksion/ Goditet rrjeti i piraterisë, arrestohen 3 persona në Tiranë

Sektori i Antipiraterisë së DigitAlb në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës realizuan operacionin për arrestimin e piratëve kundravajtësve penalë që kryenin prej kohësh piratimin e DigitAlb përmes Androit Box-ve IPTV duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

12:04
“Ishte ëndërr në sirtar” Rama: Të gjitha qeveritë e tjera dështuan, vitin tjetër nis ndërtimi i HEC-it të Skavicës

TIRANE-“Vitin tjetër do të nisë ndërtimi i HEC-it të Skavicës”kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të këtij HEC-i. Sipas Ramës HEC-in nuk do të ndërtojë privati, por 100% shteti. Kryeministri Edi Rama u shpreh në prezantimin e projektit se kjo është një ëndërr e mbetur në sirtar që prej viteve ’60.

11:58
Lungomarja në Orikum, IKMT aksion për pastrimin e inerteve (Video)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur pastrimin e inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit.

11:52
Osmani e VV bojkotojnë seancën, deputetët nderojnë minatorët që humbën jetën

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala do të drejtojë seancën për votimin e Qeverisë Hoti.

11:45
EMRI/ Një person kërcënon policinë me armë, RENEA dhe FNSH ‘zbarkojnë’ në Kamëz

KAMËZ-  Një person ka kërcënuar me armë Policinë e Kamzës. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se bëhet fjalë për Roland Kryemadhin i cili dyshohet të jetë ekstremist.

11:41
Çfarë po ndodh? Protestues mblidhen para Kuvendit të Kosovës

Në Prishtinë, disa qytetarë kanë filluar të mblidhen në shenjë proteste para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku sot pritet të votohet qeveria e re e Kosovës.

11:37
Rikthehet Superiorja/ Sytë te Partizani-Skëndërbeu

Pas 3 muajsh pauzë për shkak të pandemisë coronavirus, futbolli shqiptar ringre siparin e tij për këtë sezon. Sot do të luhen ndeshjet e javës së 27 ku spikat supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut.

11:36
Fotot ‘e turpshme’ që këta njerëz nuk do donin kurrë të shkrepeshin

Njerëzit janë të ndryshëm dhe ka shumë nga ata që kanë guxim të çmendur. Të tilla janë edhe rastet e këtyre personave, të cilat kanë guxuar shumë në publik, duke u turpëruar para të gjithëve.

11:33
Jeni gati për udhëtime? Më parë shihni “tmerrin” brenda në avionë (FOTO)

Më 15 qershor BE ka njoftuar hapjen e kufijve dhe të gjithë do të jenë të lirë të udhëtojnë. Mirëpo, ndryshe nga çdo herë tjetër, udhëtimi do të jetë me masa të reja dhe rregulla strikte.

11:22
Kosovë/ Sot votohet qeveria e re, Osmani refuzon të udhëheq seancën

Seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë Hoti nuk do të udhëhiqet nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

11:16
Nuk solidarizohet me “Black Lives Matter”, fansat “kryqëzojnë” aktoren

Aktorja e famshme Emma Watson në sytë e fansave të saj nuk po bën mjaftueshëm në solidarizimin e marshimit “Black Lives Matter” si në jetën reale ashtu edhe në Instagram.

11:15
Kim Jong un jep urdhrin më të çuditshëm në planet, ndalon rreptësisht….(FOTO)

Koreja e Veriut ndalon seksin mes adoleshentëve, duke e dënuar, si fryt i ndikimit kapitalist. Me vendimin e ri, prindërit dhe mësuesit rrezikojnë që të dënohen, nëse nuk kontrollojnë fëmijët dhe nxënësit.

11:11
Zgjedhorja/ Palët mblidhen sërish ‘kokë më kokë’ më ambasadorët, Yuri Kim, pasdite deklaratë posaçërisht për Reformën

TIRANË- Edhe ditën e sotme në rezidencë amerikane në kryeqytet, do të mbahet një takim ‘kokë më kokë’ mes ambasadorëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe si dhe përfaqësuesve të palëve politike në Këshillin Politik, për të gjetur një marrëveshje për miratimin e Reformës Zgjedhore.

11:09
Kosovë/ Qeveria në detyrë ndan 12 milionë euro për pakon emergjente fiskale

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar ndarjen e 12 milionë eurove për zbatimin e pakos emergjente fiskale.

11:07
Koronavirus prek të gjithë ekipin e futbollit, izolohen 25 lojtarë

25 lojtarë dhe staf të skuadrës ukrainase të Karpaty di Leopoli, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ekipi militon në kategorinë kryesore të kampionatit ukrainas.

10:57
2 viktima nga atentati në Kurbin, lihet në burg Kreshnik Tusha

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e  sigurisë “arrest me burg”për 21-vjeçarin Kreshnik Tusha, i dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

10:57
E bukura Belen harron sportistin, nxjerr pamjet provokuese me…(FOTO)

Periudhë jo e thjeshtë për Belen Rodriguez, duke patur parasysh zërat për një ndarje të saj me partnerin Stefano De Martino.

10:56
Vajza e dyshes së reperëve, “kopje” e Cardi B (VIDEO)

Vajza e Cardi B dhe Offset po rritet pa kuptuar! Vetëm 1 vjeç, Kulture ka dhënë shenja se në të ardhmen mund të ndjekë të njëjtën rrugë si mamaja e saj.

10:53
Dalin rezultatet e testeve/ Dy punonjëse në Kadastrën e Durrësit rezultojnë pozitive me Covid-19

Dy punonjëse të Kadastrës së Durrësit kanë rezultuar deri tani pozitive me Covid-19, ndërsa vijon kryerja e testeve të tamponit.

10:46
Bilanci/ Infektohen 20 persona të tjerë me Covid-19 në vendin tonë, ja ku shënohen rastet e reja

20 persona të tjerë janë infektuar më Covid-19 në të gjithë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja janë shënuar në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Kamëz.

10:42
Politikania harron kamerën ndezur pas mbledhjes, del lakuriq para kolegëve (Foto)

Një incident i senatores meksikane në “Zoom” ka marrë vëmendjen e mediave botërore. Senatorja meksikane Martha Lucia Micher, 66 vjeç ishte duke folur në aplikacionin “Zoom” me kolegët e saj të partisë Lëvizja Kombëtare dhe gazetarët, por ka harruar kamerën hapur dhe është zhveshur.

10:37
20 rastet shokuese kur njerëzit janë kapur duke bërë gjëra të tmerrshme në publik (FOTOT)

Kur dalim nga muret e shtëpisë, vështirë të flasim më për jetë private. Rruget e qyteteve kryesore janë të mbushura me kamera dhe çdo gjë i përket një skene “big brother”.

10:36
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 rihter godet Kilin

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 rihter ka goditur Kilin.

10:29
Arrestohen tre ‘hakerat’ në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tiranë- E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për pirateri të platformave dixhitale.

10:29
Nuk do e besoni, si dukej Ivanka Trump para se të bëhej VIP (FOTO)

Ivanka Trump është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave për stilin e saj të veçantë. Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar disa foto ku tregojnë lidhjen e ngushtë që ajo ka babanë e saj, Donald Trump.

10:22
Sot luhet gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Kosovës

Sot do të luhet gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Kosovës në futboll. Lideri i klasifikimit, Ballkani, pret kampionin dhe fituesin aktual të Kupës, Feronikelin.

10:19
Italia hap kufijtë për turistët

Derisa Evropa gradualisht po lehtëson masat e izolimit dhe kufizimet kundër pandemisë, Italia rihapi kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera evropiane.

10:17
Ministrat e LDK-së bojkotojnë mbledhjen e Qeverisë Kurti

Në sallën e mbledhjeve të qeverisë tashmë kanë mbërritur ministrat në detyrë nga Lëvizja Vetëvendosje.

10:15
52 vjeçarja që nuk e njeh “plakjen” (FOTO)

Kelly Bensimon nuk e di ç’është “plakja”, dhe kurrë nuk heziton të tregojë trupin e saj mahnitës.