Brenda 24 orëve janë arrestuar pesë persona që ushtruan dhunë në familje. Tre prej tyre janë raste në Prishtinë dhe dy të tjera në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se në Fushë Kosovë është arrestuar një burrë i cili kishte sulmuar gruan e tij. Për çka ajo kishte pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një tjetër burrë, po ashtu është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës s tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare nënës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” njoftoi policia.

Kurse në Prishtinë raportohet që babai rrahu vajzën e tij të cilin Policia e ka arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht të bijën e tij. Viktima nuk ka pranuar të shkojë në strehim. ”, thuhet në raportin 24 orësh.

Edhe dy persona të tjerë u arrestuan në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë rrahur gratë e tyre.

Top Channel