Festivali i derrave/ Tajvan, mbahet eventi i polemizuar

09/09/2020 14:06

Një festival në Tajvan, ku derra të stërmëdhenj ekspozohen në publik dhe theren, po tërheq turma gjithnjë e më të vogla në një kohë kur aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë intensifikuar përpjekjet kundër traditës së polemizuar.

Rituali i përvitshëm është një event kulturor për komunitetin në ishullin Hakka, që përbën rreth 15 për qind të popullatës në Tajvan. Por, ai prej kohësh ka qenë një zakon polarizues.

Familjet vendase konkurrojnë për të ekspozuar derrin më të madh me fituesin që merr në shtëpi një trofe. Siç e do tradita, muzika tradicionale luhet dhe 18 derra të therur dërgohen në tempullin Hsinpu Yimin në veri të ishullit. Këtë vit, më i madhi peshonte 860 kilogramë, plot tre herë më shumë se pesha mesatare e një derri të rritur.

Pas festivalit, kafshët e therura merren në shtëpi nga pronarët dhe mishi u shpërndahet miqve, familjes dhe fqinjëve. Ata kalojnë vite duke ushqyer derrat që i përgatisin për këtë festival. Por, aktivistët e të drejtave të kafshëve, thonë se kafshët ushqehen me dhunë, shpesh mbahen në kafaz të vegjël aq sa derrat obezë të mos mund të ngrihen dot as nga vendi.

Top Channel