Zjarr në urgjencën e Durrësit? Policia: Ishte thjesht shkëndijë, u shua/ Mjekja tregon ngjarjen

09/09/2020 13:33

Policia ka reaguar në lidhje me lajmin se urgjenca e spitalit të Durrësit është përfshirë nga flakët.

Policia bën me dije se ka pasur vetëm një shkëndijë e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem.

Paraprakisht bëhet e ditur se ka qenë një shkëndijë elektrike në panelin kryesor të shpërndarjes së energjisë te reparti i radiologjisë që ka shkaktuar zjarrin.

Nën alarm, personeli mjekësor dhe stafi kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve që ndodheshin në dhomat e urgjencës spitalore dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë situata është nën kontroll.

Një nga mjeket e spitalit tha për mediat se: “e para vështirësi nuk kishte fare për evakuimin e pacientëve. Pati një shkëndijë në panel që duhet vlerësuar se çfarë ishte, por stafi s’pati dëme as pacientët as ambienti përreth. Jemi gati të vijojmë punën”, tha mjekja.

Top Channel