Ka shkuar në 10 numri i të infektuarve në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Vetëm dy ditë më parë janë dërguar 27 tamponë nga ky institucion, dhe 2 persona kanë rezultuar pozitivë ndaj covid-19.

Analizat janë kryer në sektorin e të burgosurve ku rezultuan pozitivë 8 të parët, por edhe në administratën e burgut, si dhe persona të kontaktit të të infektuarve.

Burime të sigurta thanë për Top Channel se të gjithë personat e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk e kanë përcaktuar nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjetër.

Numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.

Top Channel