Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në pranga të Policisë së Beratit gjatë kësaj të mërkure (09.09.2020).

Dy prej tyre janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli në mjetin që po udhëtonin u janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë. Të dy shtetasit janë banues në qytetin e Beratit.

Ndërsa personi i tretë i arrestuar është një 17 vjeçar i cili gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta me një moshatar të tij i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë, për të cilin ka marrë mjekim në Spitalin e Beratit.

Top Channel