“Keeping up with the Kardashians”, do të përfundojë. Lajmin për fundin e showt të hershëm reality TV e ka dhënë vetë Kim Kardashian West.  “Me zemër të rënduar ne kemi marrë këtë vendim të vështirë, si familje, për ti thënë lamtumirë showt”, tha ajo në një deklaratë të postuar në Twitter.

Show vazhdon prej të paktën 14 vitesh dhe i ka bërë Kim dhe familjen e saj, mega-yje globale. Sezoni final është i 21-ti dhe do të transmetohet në fillim të 2021.

Duke falenderuar mijëra individët dhe bizneset e përfshirë në program, Kim shtoi:

“Jam mirënjohëse ndaj çdokujt që na ka ndjekur dhe mbështetur, mua dhe  familjen time, në këto 14 vite të jashtëzakonshme. Ky show na bëri ata që ne jemi sot dhe ne do të jemi gjithnjë në borxh, me këdo që ka luajtur një rol në përcaktimin e karrierave tona dhe ndryshimin e jetës sonë.

Pjesa më e madhe e familjes ishte e panjohur kur show nisi në 2007. Kim ishte shfaqur në disa episode të reality-showt të mikes së saj, paris Hilton dhe babai i saj avokat, Robert, që vdiq në 2003, ishte i njohur se kishte mbrojtur OJ Simpson në gjyqin e tij të famshëm për vrasje.

Showt e hershme ishin fokusuar tek jeta e Kim dhe motrave të saj, Kortnei dhe Kloe, si edhe prindërve të tyre, përfshirë ish të dashurin e Kortnit, Skot Disik, ish bashkëshortin e Kim, Kris Hamfris dhe ish bashkëshortin e Kloes, Lamar Odom.

Më pas pjesë e showt u bë edhe mamaja e saj Kris Jenner, tashmë ish bashkëshorti i saj, Kaitlin Jenner, asokohe i vetmi i famshëm në show, por në petkat e Bruce Jenner, kampion olimpik, dhe gjysmë motrat, Kajli dhe Kendall Jenner.

 

Top Channel