Më pak frekuentim, më pak staf/ Bizneset në Korçë janë dëmtuar nga pandemia

09/09/2020 12:26

Pas pandemisë bizneset e bar kafeve në Korçë janë duke u përballur me vështirësi të shumta. Ndërsa xhiroja ditore ka rënë ndjeshëm dhe në to ka më pak klientë shumë prej bizneseve janë detyruar të reduktojnë stafin dhe të ulin kostot por nga ana tjetër kërkojnë lehtësi për tarifat e tyre.

Janë të paktën 100 biznese bar kafe në Korçë të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës që të ulet niveli i tarifave dhe taksave ndërsa dimri mbetet shqetësimi kryesor për mënyrën e funksionimit të tyre

Renato Cunoti pronar i dy bizneseve në Korcë ka larguar nga puna 12 punonjës gjatë këtyre muajve ndërsa po e përballon me vështirësi mbajtjen në këmbë të bizneseve.

Por nga ana tjetër Bashkia e Korçës pohon se për këto biznese janë falur tarifa e zënies së hapësirës publike për periudhën 18 maj deri në fund te qershorit si dhe jane shtyre afatet per pagesen e taksave dhe tarifave vendore si dhe ju eshte dhene mundesia bizneseve per te paguar me keste.

Top Channel