Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik
Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës.
Policia po ashtu ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin S.N., 57 vjeç, banues në Finiq, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Karahaxh-Finiq,duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel