Durrës/ Nuk u ndje mirë pasi doli nga deti, ndërron jetë rrugës për në spital 74-vjeçarja

09/09/2020 13:42
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës.

Mësohet se shtetësja Xh.G., 74 vjeçe, dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjerë mirë, e për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel