Ndezi zjarr në tokën e tij, por i doli jashtë kontrollit/ 65-vjeçari nga Peza në pranga

09/09/2020 10:07
Ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, Njësia Administrative Pezë, kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, arrestuan në flagrancë A. U., 65 vjeç, banues në Pezë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ai kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel