Kryesocialisti Edi Rama u vendosi drejtuesve politikë në qarqe të cilët konsiderohen si shtabi elektoral i PS,  një objektiv të prerë për zgjedhjet e 25 Prillit. Fitimin e 74 mandateve në mënyrë që socialistët të vetëm të mundësojnë një mandat të tretë qeverisës.

Për të shkuar në fitoren e 74 mandatave Edi Rama i kërkoi shtabit elektoral që fillimisht t’i vendosin mbi tavolinë deri javën tjetër një raport me të gjitha problemet që kanë degët e PS në 12 qarqe.

Kupola drejtuese e zgjedhjeve u dakortësua për krijimi i një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë për të vlersuar performancën e çdo deputeti në zonën e tij zgjedhore, performancën e çdo ministri dhe përfaqësuesëve të tjerë të Partisë Socialiste.

Shembullin e shpejtësisë me të cilën duhet të ecin socialistët e dha Endri Fuga truri promocional i fushatave elektorale të PS.

Numri dy i PS Taulant Balla, u mundua t’i hedhi ujë zjarrit të polemikave në PS Lezhë që detyruan kryesocialistin Rama të largojë Sandër Lleshaj  nga drejtimi politik i këtij qarku.

“ I gjithë ky ujë që zien kazani  më së koti, nuk ka të bëjë aspak me performancën e Sandër Lleshajt në qarkun e Lezhës si drejtues politik. Sandër Lleshaj është një ministër shumë i mirë i cili ka performuar në mënyrë të shkëlqyer në krye të punëve të Ministrisë së Brendshme. Dua t’ju them se në Lezhë Partia Socialiste e Shqipërisë do marrë në zgjedhjet e ardhshme katër mandate”, tha Balla.

Top Channel