Hyri me forcë e sëpatë në dorë në banesën e pensionistëve/ Arrest me burg për 47-vjeçarin nga Fieri

09/09/2020 10:02

Arrest me burg është masa e dhënë nga gjykata e Fierit ndaj 47 vjecarit Pajtim Dhana, grabitësit të 300 mijë lekëve në banesën e familjes Prifti në fshatin Pishë.

Me kanatjere e pa maskë ai është paraqitur këtë të mërkurë përpara gjykatës së Fierit.

Kujtojmë se 47 vjeçari hyri me forcë e sëpatë në dorë në banesën e pensionistëve Athina dhe Vangjes Prifti duke i marrë paratë që i kishin kursyer për të blerë drutë e dimrit.

Alfred Konomi ka gjykuar seancën ndaj 47 vjeçarit ndërsa prokuror i çështjes Elida Hoxha.

Top Channel