Marrëveshja mes Emirateve dhe Izraelit/ Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe

09/09/2020 12:00

Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar si kandidat për çmimin Nobel për Paqen, në 2021, vetëm pak javë pasi ndihmoi në ndërmjetësimin e paqes mes Izraelit dhe Emirateve të bashkuara Arabe.

Ai u nominua nga Kristian Tybring Gjede, një anëtar i parlamentit Norvegjez, që e ka lëvduar Trump për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë në përpjekje për të krijuar paqe mes kombeve se shumë të nominuar të tjerë për Nobelin e Paqes” – tha deputeti norvegjez për Fox News.

Pak ditë më parë, presidenti Trump e quajti marrëveshje historike edhe atë të nënshkruar në praninë e tij mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

Tybring-Gjedde, i cili është një anëtar i Parlamentit i cili gjithashtu shërben si kryetar i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, tha se administrata e Trump luajti një rol kryesor në krijimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit.

Top Channel