E enjte, 19 Mars 2020
13:43
Kosovë, ​Ferizaj pa koronavirus, shtabi emergjent merr vendime të reja

Komuna e Ferizajt ka marrë të gjitha masat mbrojtëse për ballafaqimin me koronavirusin dhe deri më tash nuk është konfirmuar asnjë rast me të prekur nga kjo sëmundje.

13:38
Gjigantët italian përplasen për datën e rifillimit të stërvitjes

Klubet e Serisë A do të bëjnë një mbledhje virtuale jozyrtare nesër, për të vendosur mbi datat e rikthimit në stërvitje, ndërsa që tani ka nisur një debat i ashpër mes presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe Administratorit të Interit, Guseppe Marotta.

13:33
Pandemia/ Statuja e Krishtit në Rio de Zhaneiro ndriçohet me flamujt e vendeve të prekurve, mes tyre dhe Shqipëria

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në facebook foton e monumentit emblematik të qytetit të Rio de Zhaneiro dhe Brazilit të ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia

13:33
Veliu: Kuvendit i drejtohemi në momentin që t’i kemi nënshkrimet

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim të thirrjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

13:30
Forumi Ekonomik Mbar-shqiptar me kërkesa për dy qeveritë shqiptare dhe atë të Maqedonisë

Forumi Ekonomik Mbar-shqiptar nëpërmjet një letër publike dërguar kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë propozuar disa masa mbi situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve me koronavirus.

13:23
​Në Spanjë mbi 200 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës njoftoi sot se në 24 orët e fundit, 209 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 767.

13:14
Veliaj: Nga muaji Mars do të pezullohen kama-tvonesat për abonentët e UKT

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që në këto ditë të vështira përballen me epideminë COVID 19.

13:10
​Kryhet rasti i parë në Kosovë në Stroke Center, pacientit i shpëtohet jeta dhe invaliditeti

Për herë të parë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Radiologjisë, është realizuar heqja e gjakut të ngjizur në arterien e trurit në mënyrë mekanike – trombektomia mekanike e M2 segmentit të arteries cerebri media majtas- me metodë radiologjike neurointervente minimale invazive.

13:07
“Evitoni çdo lëvizje”/ Ministria e Jashtme: Këto janë numrat e emergjencës brenda dhe jashtë vendit!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të evitojnë çdo lëvizje.

12:54
UEFA, mesazh për tifozët: Do rimbursohen të gjitha biletat

UEFA ka zhvilluar një video-konferencë me të gjitha Federatat Evropiane të futbollit, ku ka vendosur që Euro 2020 të shtyhet për vitin e ardhshëm.

12:53
PD: Virusi i betonimit vazhdon të kafshojë shqiptarët, Rama po vjedh edhe në kohë pandemie

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, Enkeled Alibeaj u shpreh se kompanitë e preferuara të Edi Ramës marrin tendera edhe në javën e ferrit të koronavirus-it.

12:50
Telashe për Leaon, duhet t’i paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës

Sulmuesi portugez Rafael Leao është në telashe të vërteta, pasi TAS-i i Lozanës ka vendosur se duhet t’i paguajë Sportingut të Lisbonës një shifër prej 16.5 milionë eurosh, për prishjen e njëanshme të kontratës, në verën e 2018-ës.

12:49
Në Klinikën Infektive në Prishtinë po trajtohen 13 pacientë me koronavirus

Nga 20 personat e prekur me koronavirus në Kosovë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare aktualisht janë të shtrirë trembëdhjetë persona.

12:49
Australia dhe Zelanda e Re ua ndalojnë hyrjen të huajve

Australia dhe Zelanda e Re do t’iu ndalojnë hyrjen të gjithë shtetasve të huaj, nisur nga e premtja, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.

12:47
Haradinaj takon Mustafën: AAK mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

12:40
Operacioni në Greqi/ Shkatërrohet një nga organizatat më të rrezikshme terroriste, 26 të arrestuar

Policia dhe shërbimet sekrete greke, shkatërruan një organizatë terroriste që operonte në vend.

12:36
Shkelën urdhrin e ndalimqarkullimit! Fier/ Dënohen me gjobë këmbësorët, 6 persona në komisariat

Në vijim të masave të reja shtrënguese për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19 në vendin tonë, nga ora 10 e mëngjesit të sotëm dhe deri tani, nga policia e Fierit mësohet se janë shoqeruar rreth 6 persona në mjediset e komisariatit, ndërsa janë dënuar me masë 10 mijë lekë, rreth 10 qytetarë, kryesisht këmbësorë.

12:34
Si të mbajmë të moshuarit brenda? Psikologët: Përfshijini në aktivitetet e familjes

Këto stola nuk janë mësuar kurrë të rrinë vetëm. Madje as në mot të ftohtë. Një grup luan me letra, të tjerë domino. Është e vetmja mënyrë me të cilën ata vrasin vetminë.

12:30
Ndodh në qendër të Tiranës/ Polici i shkon për kontroll, qytetari kërcen me muzikë latine

Një ngjarje për të qeshur është ajo çfarë ka ndodhur në në një nga kontrollet e policisë në kryeqytet.

12:26
Shkencëtarët australianë zbulojnë se si sistemi imunitar lufton koronavirusin

Katër lloje të qelizave të sistemit imunitar që i përgjigjen Covid-19 janë zbuluar nga shkencëtarët australianë.Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar se si sistemi imunitar i njeriut lufton koronavirusin.

12:22
Rakitic lë me gishta në gojë Interin dhe Juventusin

Ivan Rakiti ka vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushori kroat ka vendosur që të rikthehet tek Sevilla, aty ku ka luajtur për tre sezone.

12:22
Policia bashkiake në terren: Masa administrative ndaj kundravajtësve të konstatuar

Policia bashkiake e Tiranës ka zbritur në terren për të parë nëse ka shkelje të masave nga qeveria.

12:17
Izolimi në Korçë/ Pas orës 18:00, pak njerëz në rrugë

Pak pas orës 18:00, në rrugë nuk ka automjete dhe janë shumë të paktë njerëzit të cilët lëvizin në zonën qendrore të Korçës.

12:14
Shkencëtarët, pohim shokues: Koronavirusi, qëndron për disa orë në ajër!

Koronavirusi, shkaktari i pandemisë që po frikëson botën, është një patogjen tejet ngjitës e kjo ishte mësuar që në fillim.

12:09
Ndalimi i daljes nga shtëpia/ Shkelet në disa raste në Elbasan

Ka hyrë në fuqi urdhri i ndalim qarkullimit për këmbësorët, rrugët e Elbasanit nuk janë pothuajse të boshatisura.

12:05
“Plani 7×7=42″/ Basha i përgjigjet Ramës: Sa keq për çdo shqiptar, kryeministri merret me sulme kundër opozitës

Pas postimit të kryeministrit Edi Rama në Twitter, ku ironizonte planin me propozimet e PD-së për të menazhuar situatën e krijuar prej Covid-19, ka reaguar vete kryeopozitari, Lulzim Basha.

11:58
SHBA, marina amerikane dërgon në Nju Jork anijen spitalore!

Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit.

11:55
Kosova dhe BE me marrëveshje për Programin Dogana 2020 dhe Programin Fiskal 2020

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka nënshkruar sot dy marrëveshje me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku njëra është marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Fiskal 2020 të Bashkimit Evropian, si dhe marrëveshja tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Dogana 2020 të Bashkimit Evropian.

11:54
Itali/ Mbyllja e shkollave do vazhdojë, thyhet rekordi ditor kinez i viktimave

Kryeministri Italian Giuseppe Conte deklaroi se masat e marra nga qeveria për të luftuar emergjencën e koronavirusit, edhe pse mjaft të ashpra, treguan se qenë të domosdoshme, pasi falë tyre sipas tij u arrit të shmangej kolapsi I sistemit.

11:52
5 raste të reja me covid-19 në vend, 3 janë shtetas italian

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila informoi mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri tha se kemi 5 raste të re ja në vend, 3 prej të cilëve janë shtetas italian.

11:50
Qytetarët të ndërgjegjësuar, Berati në “heshtje” pas orës 10:00

Zhurma e qytetit të Beratit u mbyll papritur pas orës 10:00,sipas urdhrit të ri të dhënë nga kryeministri Rama.

11:48
Punonte pa doreza, vdes nga koronavirusi mjeku 57-vjeçar!

Një mjek 57-vjeçar, i cili punonte në një spital të qytetit të Codognos dhe rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndërroi jetë për shkak të tij.

11:43
Covid-19/ 64 të prekur në vend

Ka shkuar në 64 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

11:42
Lufta kundër koronavirusit, futbollistët gjerman mbledhin 2.5 milionë euro

Koronavirusi tashmë ka kapluar pjesën më të madhe të botës, duke shënuar një numër të madh viktimash.

11:41
E tmerrshme! Bergamo/ S’ka më vend në varreza, makinat ushtarake transportojnë kufomat në vendet e djegies

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali vazhdon të rritet, duke bërë që zona të prekura të vendit si Bergamo të përballen dhe me një problem tjetër: mungesën e hapësirës së mjaftueshme për të varrosur trupat.

11:36
Shoqata e pacientëve në Kosovë: Thikë pas shpine për qytetarët, nuk është koha për rrëzimin e qeverisë!

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) reagoi pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e cilësuar të “pakuptueshme dhe të pafalshme prishjen e koalicionit në një kohë të tillë, duke i lënë qytetarët në mëshirën e COVID-19 dhe “heronjtë nëpër instikame”.

11:31
Kryenegociatori i BE-së për Brexit rezulton pozitiv me Covid-19

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pas testit të kryer, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

11:27
Rezulton pozitiv mjeku i spitalit të Lushnjës, pjesë e stafit të “Shefqet Ndroqit”

Një mjek i spitalit të Lushnjes ka dalë pozitiv pas testit të bërë për koronavirus.

11:20
Reportazh i BBC-së: Çfarë kanë mësuar shtetet e ish-Jugosllavisë nga epidemia vdekjeprurëse e vitit 1972

Në kohë të krizave të mëdha siç janë epidemitë, të gjithë shikimet janë të drejtuara kah institucionet e sistemit. Atëherë të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është jo vetëm të ekzistojnë institucione të vendosura në baza të shëndosha dhe ekspertizë, por edhe institucione të besueshme.

11:20
Kosovë/ Kthehen në atdhe 39 shtetas të mbetur jashtë vendit, në karantinë për 14 ditë

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Lumir Abdixhiku bën me dijeni se sot herët në mëngjes janë kthyer në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, nga jashtë vendit; fëmijë, të moshuar, gra e burra.

11:17
Rama sërish për Bashën: Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Konkurrencë e pandershme për aktorët e Portokallisë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe njëherë në lidhje me masat e propozuara vazhdimisht nga PD.

11:14
Pogba stërvitet me fanellën e Juventusit

Paul Pogba, mesafushor i Manchester United, publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej në stërvitje me fanellën e ish-skuadrës së tij, Juventus, teksa punonte përkrah shokut të skuadrës, Lindelof.

11:09
Kosovë/ ​Kurti emëron zëvendësministrat e rinj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendësministrat e rinj.

11:04
Urdhri i ri i ndalimqarkullimit/ Gjoba në Bulqizë dhe Fier, policia ndalon shëtitjet

Urdhri i dhënë sa i takon ndalimit të qarkullimit të banorëve pas orës 10:00 duket se nuk është marrë fort seriozisht në dy lagje të Bulqizës.

11:04
Më në fund një lajm i mirë nga Italia, shërohet pacienti i parë i trajtuar me ilaçin eksperimental kundër coronavirusit

Një person që ishte infektuar me coronavirus është shëruar në Itali, pasi kishte përdorur ilaçin eksperimental “Remdesivir”, raporton Telegraph.

11:04
PRAK: E pa falshme prishja e koalicionit në kohën e COVID-19

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se është e pa kuptueshme dhe e pa falshme prishja e koalicionit në këtë kohë, duke lënë qytetarët nën mëshirën e COVID-19 e duke lënë “heronjët nëpër instikame”.

11:01
Ndalimi i lëvizjes së lirë pas orës 10:00, policët ndalojnë djaloshin patriot

Policia ka dalë sot për patrullim pas urdhrit të dhënë për ndalimin e lëvizjes së lirë pas orës 10 të mëngjesit.

10:55
Rusia konfirmon viktimën e parë nga Covid-19

Është konfirmuar viktima e parë nga koronavirus në Rusi, një grua e moshuar e cila ndërroi jetë në një spital të Moskës.

10:52
Portugalia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të COVID-19

Portugalia shpalli sot në mbrëmje gjendjen e jashtëzakonshme, e cila e lejon qeverinë të kufizojë lirinë e lëvizjes për të frenuar përparimin e pandemisë së koronavirusit në vendin me 10 milionë banorë.

10:45
“Fakte tronditëse”/ Basha: Këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milionë euro pagesa dhe tendera për miq

Përmes një postimi në Twitter, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se pas pak nga selia e PD-së do publikohen fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milionë euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

10:45
A kanë gratë shtatzëna rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të COVID-19

Gratë shtatzëna mund të tregojnë një rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.

10:44
Serbia ndalon pothuajse tërësisht trafikun ajror

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se trafiku ajror për pasagjerë nga sot do të kufizohet plotësisht, si masë për pengimin e përhapjes së koronavirusit.

10:42
Zyrtare: Shtyhet edhe një tjetër kompeticion, shkaku i Koronavirusit

Koronavirusi ka bërë që pothuajse të gjithë kompeticionet sportive të shtyhen.

10:40
Haliti: Kemi nevojë për furnizim me pajisje mbrojtëse, qeveria u vonua

Vitia si komuna me numrin më të madh të personave të prekur me koronavirus, po ballafaqohet me mungesë të maskave, dorezave dhe ushqimeve.

10:39
Shifra të frikshme! Mbi 2.900 viktima, Italia shton masat kundër koronavirusit

Italia, vendi evropian i goditur më së rëndi nga pandemia e koronavirusit, tha se do t’i zgjerojë masat e izolimit, të ndërmarra më 10 mars, për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të viktimave.

10:38
Kthehen nga shtetet tjera 39 qytetarë të Kosovës, do të vendosen në karantinë për 14 ditë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se sot në mëngjes i kanë kthyer në Kosovë 39 qytetarët të evidentuar nga ambasadat e Kosovës jashtë, ndërsa të gjithë do të vendosen në karantinë për 14 ditë.

10:32
Vendimi i CONMEBOL: Pezullon 2 evente deri ne 5 maj

Vijojnë shtyrjet e evenimenteve sportive për shkak të coronavirusit. Këtë radhë është futbolli amerikanolatin që ndërmerr masa të tilla drastike.

10:27
Tërmete të njëpasnjëshme në vend, ja epiqendra dhe magnituda

Toka është lëkundur sërish.

10:24
Europiani, Copa America/ FIFA i fut në kalendarin e 2021

Federata Ndërkombëtare e Futbollit përfshin Evropianin dhe Copa America në kalendarin e saj të eventeve për vitin 2021.

10:23
Covid-19, Greqia shënon viktimën e gjashtë

Një 70-vjeçar nga zona e Kosturit ka humbur jetën në Greqi duke e çuar kështu numrin e viktimave në gjashtë.

10:21
“Të shmangim me çdo kusht katastrofën”/ Rama publikon fotot nga Italia

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy foto Italia, ku shfaqet karvani i kamionëve të ushtrisë duke transportuar viktimat e shkaktuara nga koronavirusi, ndërsa përmes tyre iu drejton një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, se pse duhet të zbatojnë masat e qeverisë.

10:18
A mund t’ua përkeqësojë ibuprofen sëmundjen njerëzve me COVID-19?

Në lidhje me pyetjen “a mund t’ua përkeqësoj ibuprofen sëmundjen njerëzve të prekur me Covid-19”, OBSH sqaron për të gjithë qytetarët se nuk ka rekomanduar kundër përdorimit të ibuprofenit.

10:12
Shtatë raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 42, pasi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar për shtatë raste të reja.

10:10
Arrestimi i vëllezërve Çala/ Lleshaj: Mesazh ndaj krimit! Përballja me ligjin dhe drejtësinë e pashmangshme

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë për arrestimin e Klement Çalës dhe Eldi Çalës për grabitjen e Rinasit.

09:55
Covid-19/ Efektivët e Forcave të Armatosura te familjet në nevojë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shoqëruar edhe nga Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka qenë në Thumanë, Shijak e Ishëm për të shpërndarë së bashku me efektivë të Forcave të Armatosura pakot ushqimore për familjet në nevojë.

09:51
Grabitja e Rinasit, arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Pasi 1 viti në kërkim janë arrestuar vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të cilët kërkoheshin nga Policia për grabitjen spektakolare në prill të vitit të kaluar në Rinas.

09:40
Mungesë dhe rritje çmimi të maskave e dezinfektuesve, do hetohen tregjet e shumicës dhe pakicës!

Përmes një njoftimi, Autoriteti i Konkurrencës bën me dijeni nisjen e hetimeve përkatëse ndaj tregjeve të shumicës dhe pakicës sa i takon shitjes së maskave, dezinfektuesve apo alkoolit, ku vihet re një mungesë e tyre si dhe rritje e çmimit si pasojë e situatës së krijuar prej Covid-19.

09:39
Ministria e Jashtme: Njoftim për qytetarët që ndodhen në Danimarkë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

09:35
Emergjenca COVID-19, Meta-Ramës: Duhen mirëpritur të gjitha propozimet për përballimin e situatës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i bën thirrje qeverisë të mirëpresë e studiojë me përgjegjshmëri të gjitha propozimet konstruktive që i vijnë për përballimin e situatës ekonomike dhe sociale të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

09:23
Bulqizë/ Vazhdojnë shëtitjet në pedonale, ngrihen ekipe për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve

Edhe mëngjesin e sotëm, situata në Bulqizë vijon të jetë si ditët e tjera të shtetrrethimit, ku banorët lëvizin në pedonale dhe të papajisur me maska.

09:15
Koronavirusi, në Kinë nuk ka raste të reja të brendshme

Asnjë rast i ri i Covid-19 nuk është regjistruar në 24 orët e kaluara në Wuhan, qyteti kinez i provincës Hubei ku fillimisht shpërtheu koronavirusi.

09:12
Cili është ilaçi japonez, që Kina thotë se lufton koronavirusin

Në një kohë kur ende nuk ka një trajtim specifik mjekësor apo vaksinë ndaj Covid-19, autoritetet mjekësore në Kinë deklaruan së fundmi se një ilaç i përdorur në Japoni për të trajtuar llojet e reja të gripit duket se rezulton efektiv ndaj pacientëve me koronavirus.

09:06
Basha mesazh në Open? PD: Është i sajuar! Edi Rama ndal sulmet politike, bëj punën për të cilën paguhesh

Ka reaguar Partia Demokratike sa i përket mesazhit të djeshëm në Open ku pretendohej se kreu i PD Lulzim Basha i kërkonte Eni Vasilit që të pyeste Ramën nëse a do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen dhe t’ja linte vendin atij. “Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.”, thotë PD.

09:01
Koronavirusi, Conte: Bllokimi dhe mbyllja totale e shkollave do të zgjatet

Masat e ngurta të marra nga qeveria italiane për të luftuar emergjencën e koronavirusit, nga bllokimi i shumë veprimtarive tregtare deri në mbylljen e shkollave, “do të vazhdojnë deri në afatin e fundit”.

08:53
Fakti më i rrezikshëm në lidhje me koronavirusin

Rreth 86 për qind e infeksioneve me koronavirus në Kinë nuk u zbuluan para ndalimit të udhëtimit.

08:50
Lufta me koronavirusin, Trump: Do ta mundim armikun e padukshëm

Duke e përshkruar veten si “president të kohës së luftës”, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të arrijë fitore të plotë kundër koronavirusit.

08:46
Banka Qendrore Evropiane, 750 miliardë euro për të luftuar koronavirusin

Banka Qendrore Evropiane aktivizoi një paketë të ndihmës, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit.

08:45
Skenar i tmerrshëm për Iranin: Numri i vdekjeve mund të shkojë në mbi 3 milionë

Një raport i ri mbi përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19, i përgatitur nga shkencëtarët në Universitetin Teknik “Sherif” në Iran, ka theksuar se 3,5 milionë njerëz mund të vdesin nga kjo sëmundje në Iran nëse nuk zbatohet masa e karantinës dhe njerëzit injorojnë udhëzimet e autoriteteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

08:43
Turqia konfirmon vdekjen e dytë nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191, transmeton Anadolu Agency (AA).

08:39
Kosovë/ Sot protestë nga ballkonet ndaj situatës politike

“Replike” sonte organizon një proteste në Kosovë ndaj situatës aktuale politike në kohë krize pandemie.

08:29
Kosovë/ Mocioni i mosbesimit, opozita pritet të sqarojë pozicionin e saj

Partitë opozitare sot do të shprehin qëndrimet e tyre rreth situatës së re të krijuar dhe vendimit të Lidhjes Demokratike që do të iniciojë votën e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

08:15
Erdogani dhe BE konsultohen për refugjatët dhe virusin

Kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministri britanik Johnson kanë zhvilluar një videokonferencë me Presidentin turk Erdogan. Temat: Refugjatët dhe virusi Corona.

08:03
Covid-19/ Valë e dytë infektimesh në Kinë, Korenë e Jugut dhe Singapor

Koronavirus ka ‘pushtuar’ pothuajse të gjthë botën, duke izoluar qytetratë e shumicës prej vendeve të prekura brenda shtëpive.

07:30
Shtim vranësirash dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta. Vranësirat do të shtohen gjatë pasdites.

07:16
Foto/ Covid-19 boshatis rrugët dhe pikat turistike në botë, pamjet

Bota tani po lufton me një armik të padukshëm i cili sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shënetësisë ka prekur 207.860 persona.

06:40
Covid-19/ Shënohet viktima e dytë në Turqi, 191 të prekur

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi vdekjen e dytë nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191.

06:17
Brokoli/ Vlerat më të forta i përfitoni nëse e hani të pagatuar

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në formën e gatuar bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perimeje të humabsin. Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit. Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perimeje do të humbasin.

05:56
Si të zbardhni dhëmbët me vetëm dy përbërës natyralë

Shpenzimet globale në produktet e zbardhjes së dhëmbëve arrijnë në miliarda dollarë në vit. Zverdhja e dhëmbëve është një pasojë e stilit të jetesës thonë stomatologët. Sipas tyre, duhanpirja, kafeja dhe çaji janë shkaktarët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve. Ushqimet dhe pijet me ngjyrë të errët si vera e kuqe, rrushi, boronica, shega e të tjerë ngjyrosin dhëmbët, sepse përmbajnë substanca që ngjiten me enamelin e dhëmbëve.

05:33
Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut/ Kujdesi që duhet të tregoni

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit. Këtë e kanë konfirmuar shumë studime sipas të cilave, ndikimi fillestar i cilësisë së keqe të gjumit vërehet tek qarkullimi i gjakut. Një studim, të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se nëse njeriu fle më pak se 6 orë çdo natë, mund të jetë ndjeshëm më i rrezikuar nga ateroskleroza.

05:09
Trump: Papunësia 20 për qind, skenari më i keq

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë paralajmërimet se shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara mund të arrijë deri në 20 për qind për shkak të pandemisë së koronavirusit.

04:44
Senati amerikan miraton projektligjin 100 miliardë dollarësh për ndihma

Senati amerikan ka miratuar një projektligj për ndarje të 105 miliardë dollarëve për ndihmë në luftim të koronavirusit. Presidenti amerikan, Donald Trump pritet ta kthejë këtë dokument në ligj.

04:22
Masa në gjithë botën për frenimin e koronavirusit

Bashkimi Evropian ra dakord të martën që të vendosë kufizime udhëtimi për shumicën e të huajve që hyjnë në Evropë për të paktën 30 ditë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Vende të tjera në gjithë botën kanë vendosur kufizime në përpjekje për të ndakur virusin. Në gjithë botën, numri i të prekurve ka arritur në mbi 200 mijë dhe i të vdekurve ka arritur mbi 8, 200.

03:54
Rënie kolosale në bursën amerikane

Rëniet e vazhdueshme të regjistruara prej katër javësh në bursën amerikane vijuan edhe të mërkurën, duke eliminuar të gjitha fitimet e investitorëve të regjistruara gjatë administratës së Presidentit Trump, ndërkohë që epidemia e koronavirusit kërcënon të paralizojë aktivitetin ekonomik.

03:36
Stimuj ekonomikë për qytetarët amerikanë gjatë krizës

Administrata e Presidentit Trump propozoi një paketë të gjerë stimulimi ekonomik, që përfshin shuma parash për të ndihmuar amerikanët të lehtësojnë ndikimin ekonomik të përhapjes së koronavirusit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara njofton.

03:17
Koronavirusi, Nju Jorku pret anijen spitalore të marinës amerikane

Marina amerikane do të dërgojë një anije spitalore me 1.000 shtretër në portin e Nju Jorkut për të ndihmuar qytetin më të madh të vendit në përgjigjen e tij ndaj koronavirusit. “Eshtë një hap i jashtëzakonshëm, padyshim, bëhet fjalë për një spital lundrues që do të shtojë kapacitetet,” tha Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo gazetarëve të mërkurën.

02:49
Indeksi i lirisë ekonomike/ Shqipëria në vendin e 57 në botë, shënon rritje pikëzimi

Shqipëria renditet në vendin e 57 në botë në indeksin e lirisë ekonomike për vitin 2020, duke shënuar rritje krahasuar me 2019-ën.

02:21
LDK mocion mosbesimi për kryeministrin Kurti: Nuk hoqi taksën dhe shkarkoi ministrin e brendshëm

Në kulmin e nje krize për shkak të Koronavirusit, ne Prishtinë ka nisur një krizë qeverie. LDK kërkon mocion mobesimi për kryeministrin Kurti për shkak të mos heqjes së taksës me Serbinë dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.

02:06
Rregulla të ashpra për këmbësorët/ Ndalohet lëvizja në grup. Lejohet të dalin vetëm 6 orë në ditë

Nga sot ashpërsohen rregullat për kalimtaret. Kryeministri Rama njoftoi se do të lëvizet vetëm 6 orë në ditë, nga ora 6 e mëngjesit deri në 10 paradite, dhe pasdite nga ora 16.00 deri në 18.00.

01:45
Rama në Top Channel: Garanci për kompanitë e punëtorëve që po qëndrojnë në shtëpi

Në një intervistë të gjatë në Open në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama foli për një sërë çështjesh. Madje ai tha se si do të garantohen pagat e punëtorëve që për shkak të masave nga Covid-19 po qëndrojnë në shtëpi.

01:09
‘Temperaturë dhe dhimbje koke’, pacienti 0 rrëfehet në Top Channel

Në Open në Top Channel bëri një lidhje telefonike Viktor Kola i cili është dhe pacienti 0 i infektuar me Covid-19. Ai u shpreh se kjo sëmundje është një grip më i fortë sesa gripi normal.