Në prag të 1 vjetorit të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj përmes se cilit parashikohet ashpërsimi i Kodit Penal për të ndëshkuar deri me 15 vite burg te gjithë ata persona te cilët ndërhyjnë ne mënyrë te paligjshme na konstruksionin e ndërtesave.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka siguruar draftin, i cili parashikon dënime me gjobë deri ne 5 vite burg për ndërhyrjet në banesat ekzistuese, te cilat rrezikojnë shembjen e pjesshme apo të plotë të saj.

Kur ka pasoja të rënda materiale, dënimi shkon nga 5 deri në 10 vite heqje lirie. Ashpërsimi më i madh në Kodin Penal për këtë shkelje parashikohet kur ka pasoja në jetën e njeriut siç ndodhi nëntorin e shkuar ne Thumanë dhe Durrës, vepër e cila dënohet nga 7 deri në 15 vite burg. Për ndërtimet e reja, dënimi penal do të jetë për të gjithë zinxhirin e ndërtimit.

Inxhinierët, projektuesit zbatuesit do te dënohen nga 1 deri në 5 vite burg nëse lejojnë një ndërtim jashtë standardeve ligjore. I njëjti dënim parashikohet edhe për ndërtuesit në rast se nxisin ndërtime jashtë kritereve teknike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel